GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Jo vetëm Nolan, ja cili është emri i dytë që Dojna i ka vendosur djalit (FOTO)

17:07 - 22/08/22
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Jo vetëm Nolan, ja cili është emri i dytë që Dojna i ka vendosur djalit (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dojna Mema dhe Vlashent Sata i kanë vendosur dy emra djalit të tyre. Ditën e djeshme moderatorja zbuloi se ka sjellë në jetë djalin e saj. Ajo postoi në rrjetet sociale një video duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj, duke shkruar: “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata!”

Mirëpo, sot ka zbuluar se i biri nuk quhet thjesht Nolan. Duke ripostuar videon në Instastory, moderatorja shkruan: “Nolan Sol Sara”.

Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Dy kuptimet e tij, “lutje për” ose “paqe”, do t’i tregojnë fëmijës se ata janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë. Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse Dojna dhe Vlashenti janë frymëzuar nga këto kuptime kur i vendosën të birit këtë emër.

Në mars, Dojna Mema njoftoi shtatzëninë përmes një videoje në Instagram. Muaj më parë, moderatorja i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Përgjatë periudhës së shtatzënisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale. Pak para se të bëhej nënë Dojna ka bërë një rrëfim të rrallë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Etiketa: DOJAN MEMAVlashent Sata

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Nga Shqipëria në Gjermani, sekuestrohet një shumë e madhe parash kontrabandë në Dortmund

Nga Shqipëria në Gjermani, sekuestrohet një shumë e madhe parash kontrabandë në Dortmund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj
Aktualitet

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj

08:12 - 18/04/26

Lufta në Lindjen e Mesme i gjeti të papërgatitura shumë qeveri, por jo të gjitha reaguan njësoj. Disa zgjodhën të...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 18/04/26
Noka publikon pamjet skandaloze: Policët dërgohen “si të lënduar” për statistikë tek Trauma

Noka publikon pamjet skandaloze: Policët dërgohen “si të lënduar” për statistikë tek Trauma

07:59 - 18/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Prill 2026

07:44 - 18/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 18 Prill 2026

07:38 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com