GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Twitter bllokon llogaritë e ambasadave serbe në disa shtete, reagon Beogradi

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Cenimi i privatësisë, Twitter përforcon rregullat për ndarjen e videove pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.

Sipas kësaj ministrie, pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

MPJ e Serbisë tha se “kjo është e papranueshme për misionet diplomatike të një shteti demokratik që nuk është subjekt i asnjë sanksioni”.

“Disa prej llogarive të pezulluara janë hapur së fundmi dhe nuk kanë qenë aktive, ndërkaq të tjerat nuk kanë asnjë përmbajtje që mund të konsiderohej e papërshtatshme”, u tha në njoftim.

Ministria e Jashtme tha se Serbia është e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe respekton liritë “sipas standardeve më të larta evropiane”.

“Është absurde që një numër i misioneve tona diplomatike dhe konsullore të censurohen në median sociale që promovon demokracinë dhe pluralizmin e mendimit”, u tha në njoftim.

Serbia ka kërkuar nga kompania Twitter që të zhbllokojë këto llogari. Ministria e Jashtme serbe po ashtu tha se shpreson se pezullimi i llogarive “nuk është pjesë e përpjekjeve për të heshtur Serbinë në luftën për të vërtetën”, veçmas për situatën lidhur me Kosovën.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë, bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë në Prishtinë për targat dhe dokumentet serbe.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kompaninë Twitter, por nga kjo kompani nuk janë përgjigjur menjëherë lidhur me deklaratat e MPJ-së së Serbisë.

Më 18 gusht, Twitter kishte pezulluar llogaritë e dhjetëra ish-deputetëve dhe anëtarëve aktualë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, por edhe të një zyrtari qeveritar.

Më 19 gusht, nga Twitter thanë për REL-in se kanë zhbllokuar llogaritë dhe se pezullimi ishte bërë gabimisht./ REL

Etiketa: MPJTwitter

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Para
Shi dhe breshër, përmbyten rrugët në disa qytete (VIDEO)

Shi dhe breshër, përmbyten rrugët në disa qytete (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës
Aktualitet

Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës

16:44 - 08/10/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se...

Lexo më shumë
Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

16:28 - 08/10/26
Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

16:05 - 08/10/26
“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

15:41 - 08/10/26
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

15:29 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com