GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Sporti nuk do t’ja dijë për politikë”, Luiza Gega: Doja t’i tregoja Europës që edhe pse vend i vogël ne mundemi!

12:33 - 23/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sporti nuk do t’ja dijë për politikë”, Luiza Gega: Doja t’i tregoja Europës që edhe pse vend i vogël ne mundemi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugën e saj për t’u bërë kampione.

Në ceremoninë që u mbajt në nder të saj, Luiza tha se donte ta bënte vendin e saj krenar.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se ka pasur oferta edhe nga vende të tjera, por ka refuzuar për shkak të dashurisë për Shqipërinë.

“Sot ndihem më e emocionuar se kurrë, vendosa të vij me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë. Jo për atë që arrita, por doja t’i tregoja edhe Europës që ne mundemi. Jemi një vend i vogël, por me punë mund t’ia dalim.

Familja ka sakrifikuar shumë, besoj që kam arritur t’i bëj krenar. Falënderoj trajnerin tim, pa të cilin nuk do isha sot këtu, as në majat më të larta të Europës. Ndihem më e vlerësuar se kurrë. Sporti kërkon pasion, por edhe mbështetja financiare është e rëndësishme për të ecur para.

Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne ndiejmë krenarinë e vendit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Falenderoj Brikenin, Izmirin, Erkandin që më keni motivuar me arritjet tuaja dhe më keni mbështetur si pjesë e sportit.

Faleminderit Amarda nga Spitali Amerikan që më ke ndihmuar kur jam dëmtuar.

Dua të kthehem pak në kohë sepse dua të tregoj me pak fjalë si ka nisur rrugëtimi jonë.

Unë kam marrë pjesë në kampionatin europian para 12 vitesh. Dola nga fundi dhe me diferencë. Nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Biseda ime me trajnerin ishte që unë kurrë nuk do e përfaqësoj vendin tim në këtë formë. Aty ishte ndarja se çfarë doja të bëja. Nëse doja ta prezantoja duhet të punoja fort. Rruga nuk ishte e lehtë, jam stërvitur në shi, në të ftohtë. Filluam të bëjmë hapa jo të mëdhenj, por jo të sigurt.

Fillova të thyej rekorde kombëtare, të dominoj Ballkanin, pastaj në Lojërt Mesdhetare. Vendosa për të mos u dorëzuar. Kam pasur oferta për të vazhduar me vende të tjera. Por unë e dua këtë vend. Unë besoj që vendi ynë do ndryshoj. Nuk është kurrë vonë nëse punon dhe do t’ia dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut, pavarësisht se kam qenë pretendente. Ishte arsyeja pse e doja medaljen, t’i tregoja edhe Europës në një pistë me 70 mijë veta që ne mund t’ia dalim.Dua t’i them vetëm dy fjalë gjithë të rinjve: Mund t’ia dalin! Uroj që sado pak t’i kem motivuar, me gjithë ato vështirësitë që unë përmenda sot. Falenderoj gjithë njerëzit në vendin tim që janë ndjerë krenar për mua, kam marrë mesazhe nga të gjithë”, tha Luiza.

Etiketa: Edi RamaLuiza Gega

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Ndërron jetë zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian

Ndërron jetë zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com