Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar sërish rritje. Bordi i transparencës ka vendosur që nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 221 lekë që është shitur deri ditën e sotme.
Ndërkohë që rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë. Kurse çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar.
“Bordi i Transparencës në datë 23 Gusht 2022, bazuar metodologjisë së përcaktuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 25.03.2022, çmimet shumicë & pakicë rezultojnë si vijojnë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi i Benzinës është rritur 919 ( + 16 nga ai i datës 16.08.2022) $/ Ton, dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur 1108 (+ 86 nga data 16.08.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje 117.62 ( +1.62 nga data 16.08.2022) . Kursi i këmbimit të doganës 114.46. Për gazin e lëngshëm, referuar të dhënave të faturës tregtare të shitjes së produktit, nuk kemi ndryshim të çmimit nga ai i mbledhjes date 17.08.2022.
Nga Vendimi i fundit i Bordit, datës 17.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 16.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qenë si vijon:
Datë 17.08.2022: Benzina 10 ppm -3 USD/ton; Gazoili 10ppm +26 USD/ton
Datë 18.08.2022: Benzina 10 ppm + 26 USD/ton; Gazoili 10ppm + 58 USD/ton
Datë 19.08.2022: Benzina 10 ppm + 30 USD/ton; Gazoili 10ppm + 74 USD/ton
Datë 22.08.2022: Benzina 10 ppm + 2 USD/ton; Gazoili 10ppm +86 USD/ton
Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,62 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit. Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.”
Discussion about this post