GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Gjithmonë do e mbaj mend nga vij dhe nuk do të ndryshoj”, Haaland: Zëvendësuesi i Benzema? Më vjen të qesh!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjithmonë do e mbaj mend nga vij dhe nuk do të ndryshoj”, Haaland: Zëvendësuesi i Benzema? Më vjen të qesh!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland zgjodhi Premier Leaguen për të vazhduar karrierën e tij futbopllistike, teksa preferoi të vihet nën urdhrat e Pep Guardiolës te Manchester City.

Padiskutim kjo ishte një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje, edhe pse shpesh ishte përfolur për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Edhe tani që 22-vjeçari ka veshur fanellën e citizenëve përflitet se në 2 vitet e ardhshme mund te jetë zëvendësuesi i Karim Benzema te Real Madrid.

Në një intervistë të fundit, Haaland thekson se nuk ia vë veshin kritikave ndërsa shton se i vjen për të qeshur kur e cilësojnë si zëvendësuesin e Benzema te Real Madrid.

“Unë nuk merrem me kritikat, kur jam në fushë mendoj të stërvitem dhe të bëj më të mirën. Më pas shkoj në shtëpi të pushoj dhe shkëputem nga të gjithë lajmet. Ana ime psikologjike është shumë e rëndësishme dhe duhet të kujdesem për të. Unë punoj me trajnerin për ekipin dhe kjo është e gjithë detyra ime.

Guardiola? Nuk kishte nevojë të më fliste shumë për të më bindur të kaloja te City. Ai është një trajner special dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Të gjithë e dimë mirë se çfarë ka bërë ai për klubet e tija, por edhe për lojtarët dhe futbollin në përgjithësi. Dhe unë dua të jem pjesë e kësaj, mendoj se mund të argëtohemi shumë të dy.

Fama? E di që në rrugë nuk jam një person në dukje normal, jam i gjatë dhe me flokë blondë të gjatë. Të gjithë më shohin, por nuk ankohem, babai im që ka luajtur futboll më ndihmon shumë të qëndroj me këmbë në tokë. Unë gjithnjë do ta mbaj mend se nga vij dhe nuk do të ndryshoj.

Unë si zëvendësues i Benzema? Këto thashetheme ndodhin në botën e futbollit. Më vjen për të qeshur, unë nuk mendoj shumë për këto. Unë dua të jem i përqëndruar te fusha dhe nëse do merresha me fjalë të tilla, atëherë nuk do të isha i fokusuar te detyra ime”, u shpreh Haaland.

Etiketa: Erling haalandKarim BenzemaManchester Cityme vjen te qesh

Lajme të lidhura

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26
Para
U zunë për lopën, sherri mes komshinjve përfundoi me një të plagosur në Kurbin

U zunë për lopën, sherri mes komshinjve përfundoi me një të plagosur në Kurbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26

Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve...

Lexo më shumë
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Gusht 2026

07:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com