Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi para dy ditësh ku një vajzë 6-vjeçare shqiptare, ka ndërruar jetë pasi u mbyt në det.
E mitura u gjet e mbytur në Korint, ndërsa faji i ka mbetur të atit pasi nuk e shpëtoi. Mediat në Greqi kanë aluduar së bëhet fjalë jo vetëm për mbytje por më shumë se aq. Nëna e viktimës ka treguar se partneri i saj e merrte fëmijën kur ajo ishte në punë e se kishin një marrëdhënie të mirë.
“E merrte fëmijën sa herë që nuk ishte në punë ”, thotë nëna e vajzës fatkeqe, e cila thekson se nuk di asgjë tjetër përveç asaj që ka thënë policia. E pyetur nga gazetari nëse fëmija po kalonte mirë me të atin, nëna e 6-vjeçarit është përgjigjur: “ Mirë ”.
Babai i 6-vjeçares ka dhënë shpjegimet e veta për ngjarjen ndërsa më pas është liruar nga komisariati. Kushtet e vendosura ndaj tij janë të paraqitet në dy javët e para të muajit në komisariatin e Agios Theodoros.
“ Nëna e vajzës sime dhe unë jemi të huaj. Të hënën mora Amelinë në 11 të mëngjesit për të notuar. Fillimisht dolëm për shëtitje dhe më pas hëngrëm. Amelia hëngri gjysmë salsiçe dhe pak byrek. Kur mbaruam ajo kërkoi të shkonim në det. Unë i thashë që nuk kemi rroba banje, sepse mami kishte harruar t’i fuste në gjërat e saj, por e vogla këmbënguli, kështu që u binda. Nuk e mendoja se do të ishte problem që ajo sapo kishte ngrënë, sepse sasia ishte e vogël. Arritëm në plazh dhe u futëm në det. Amelia me rrobat dhe këpucët e saj, sepse kishte iriq deti dhe jelekun e shpëtimit që i kisha blerë dhe e kishim në motor.
Notuam deri te varka, e cila ishte ankoruar rreth dhjetë metra larg bregut. Aty deti është rreth 3 metra i thellë. Nuk ishte hera e parë. Dhe herë të tjera në të kaluarën Amelia hipte në këtë varkë dhe luante. Atë ditë, unë u kapa në varkë me njërën dorë dhe u përpoqa të tërhiqja vajzën time me dorën tjetër. Por ajo rrëshqiti nga unë dhe filloi të zhytet në ujë. Më kapi paniku. Nuk mund të zhytesha, sepse kam astmë dhe nuk mbaj frymën. Unë bërtisja për ndihmë, por nuk kishte njeri përreth. Unë notova jashtë për të thirrur për ndihmë në telefonin tim celular, por kur arrita te biçikleta, kuptova se nuk kisha bateri. I hutuar, mora motorin dhe shkova dy kilometra në shtëpinë time, ku mora policinë. Siç mora vesh ndërkohë, ma kishin gjetur vajzën të vdekur në det”, është shprehur babai.
Discussion about this post