GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ende në kërkim/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj…

17:12 - 25/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ende në kërkim/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e prokurorisë mbi efektivin e Forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë ditëve të fundit teksa kërkohej në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Ndërkohë që kundërshtarët i vrisnin miqtë dhe kërkonin kokën e tij, Martinaj mësohet se ka qarkulluar mes Laçit dhe Durrësit nën shoqërimin e Lamit, i cili siç mëson “ABC news”  ka patur më shumë rolin e personit që do ta ndihmonte të mos kapej nëpër postblloqet e policisë se sa të badigardit.

Mësohet se vetëm dy ditë para se familjarët të shkonin në Policinë e Laçit për të deklaruar se nuk kishin patur kontakte me të, Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli të njohur, me pesë yje në Durrës. Ai ka ndejtur vetëm një natë në këtë hotel dhe dhoma ishte prenotuar në emër të policit Jeton Lami, i cili e kishte sjellë me një makinë tip Audi Q8 në mbrëmje dhe e kishte marrë në mëngjes me një makinë tip “Volkswagen”.ABC mëson se gjatë këtyre dy ditëve, makina në fjalë është parë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se sipër, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj.

Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria mendon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve. Prokuroria dyshon se Lami nuk po i tregon në gjitha çfarë di në lidhje me vendet ku ka shoqëruar Martinajn si edhe me fatin e tij. Mbetet mister fakti nëse Martinaj është gjetur nga kundërshtarët apo edhe zhdukur vetë për t’i shpëtuar policisë dhe grupeve kriminale që muajt e fundit e kanë vënë në shënjestër. Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht.

Etiketa: DurrësErvis MartinajfotoHotelJeton LamikekrimmisterPoliciavideozhdukje

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Zbardhen detaje nga ngjarja horror në Porto Palermo: I prenë kokën kapterit dhe…

Zbardhen detaje nga ngjarja horror në Porto Palermo: I prenë kokën kapterit dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com