GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do paguajmë fatura të kripura”, Tabaku: Qeveria ka bërë biznes me energjinë

10:33 - 26/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Inspektimi në terren i inceneratorit të Elbasanit, Tabaku: Kur propagandës i del boja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzon qeverinë se ka bërë biznes me energjinë elektrike duke e shitur dhe blerë atë në bazë të interesave të qeveritarëve.

Tabaku thekson se situata energjetike në Shqipëri është përkeqësuar për shkak të keqmenaxhimit duke krijuar një situatë ankthi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë. Sipas saj, në fund do të jenë qytetarët që do të paguajnë çmimin e lartë të energjisë njësoj siç po paguajnë çmimin e naftës, përmes taksave të larta dhe faturave.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Biznesi me energjinë

Situata energjetike në Shqipëri ka që prej shtatorit të vitit të shkuar që është përkeqësuar si pasojë e keqmanaxhimit, përkeqësimi morri përmasa edhe më dramatike ditën kur Rusia vendosi të sulmojë Ukrainën duke krijuar një situatë ankthi që ka prekur tanimë çdo sektor të ekonomisë.

Megjithëse shkaqet e krizës dhe përkeqësimi i saj pritej së paku që nga shkurti i këtij viti çfarë veprimesh ka ndërmarrë qeveria Rama? Deri më tani përpos propagandës dhe biznesit me taksat e shqiptarëve duke e shitur energjinë më lirë dhe duke e blerë më shtrenjtë qeveria nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër.

Më tej po në shtator një borxh përmes Eurobondit me vlerë 650 mln euro u morr nga qeveria në kushte më të pafavorshme se sa fqinjët dhe në një kohë shumë më të shpejtë. E gjitha kjo për t’i dhënë ndihmë blerjes së energjisë më shtrenjtë dhe për ta shitur atë më lirë. Një politikë me Eurobondin e përsëritur në mënyrë sistematike ndër vite gjatë qeverisjes së Ramës.

Për 8 vite me radhë qeveria Rama kishte të gjitha mundësitë për të diversifikuar portofolin e energjisë. Mund të krijonte burime të reja të furnizimit me energji duke nisur nga përpunimi i gazit që kalon përmes TAP dhe vjen nga Azerbaxhani e deri tek burimet alternative si panelet diellore.

Mirëpo qeveria nuk është lodhur aspak të mendojë dhe jetësojë politika të tilla diversifikimi që do t’i kishin dhënë Shqipërisë një tjetër zhvillim jo vetëm në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte por do kishin shpëtuar buxhetin nga krizat e radhës.

Ndonëse thatësira ka qenë një fenomen i njohur në këtë verë sërishmi qeveria nuk është angazhuar në asnjë politikë për të artikuluar se si do të veprojë në kushtet kur prodhimi vendas mund të përballet me krizë. Kur edhe vendet e tjera si pasojë e krizës nuk do të shesin energji elektrike apo çmimet e shitjes do jenë stratosferike (750 euro/MËH) zgjidhjet e ofruara nga qeveria mbeten të bazuara në buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptarëve jo tek politikat diverisfikuese..

Rruga e vetme që ka mbajtur qeveria ka qenë ajo e shitjes dhe blerjes së energjisë përmes pazarit që favorizon qeveritarët. Ashtu siç edhe PD ka denoncuar në një kallëzim Penal në SPAK në lidhje me abuzimet në shitjen dhe blerjen e energjisë në kohë krize.

Në fund do të jenë qytetarët që do të paguajnë çmimin e lartë të energjisë njësoj siç po paguajnë çmimin e naftës. Do ta paguajnë përmes taksave të larta, përmes faturave të larta dhe të kripura që do të shfaqen më shumë si pasojë e makutërisë së kësaj mazhorance që ka vendosur xhepin e saj përpara xhepit të shqiptarëve.

 

Etiketa: energjifaturaPDTabaku

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Dyshoni se telefoni juaj po përgjohet? Ja si ta dalloni

Dyshoni se telefoni juaj po përgjohet? Ja si ta dalloni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com