GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Dyshoni se telefoni juaj po përgjohet? Ja si ta dalloni

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshoni se telefoni juaj po përgjohet? Ja si ta dalloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hakerët mund të zbulojnë gjithçka për jetën tuaj në një kohë të shkurtër, ata mund të përdorin GPS për të gjetur se ku jeni, ku blini, çfarë blini, ku lëvizni.

Të gjithë e kemi pyetur veten të paktën një herë nëse dikush po e dëgjon telefonin tonë? Me avancimin e teknologjisë, përgjimi dhe gjurmimi i pajisjeve është bërë shumë i lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për pajisjet inteligjente.

Hakerët mund të zbulojnë gjithçka për jetën tuaj në një kohë të shkurtër, ata mund të përdorin GPS për të gjetur se ku jeni, ku blini, çfarë blini, ku lëvizni, ata mund të mbledhin të dhëna të ndryshme për ju dhe t’i shesin në “errësirë” ose thjesht i përdorin për vjedhje identiteti.

Simptomat më të shpeshta

Readers Digest ka zbuluar disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se dikush po ju ndjek.

Pajisja celulare ristartohet vetvetiu- Nëse telefoni juaj fillon të ristartohet vetë, kjo do të thotë se mund të jetë hakuar, domethënë, do të thotë që pajisja juaj ndoshta ka marrë “malware” dhe se ka rënë në konflikt me aplikacione të tjera.

Ngadalësimi drastik i pajisjes- Nëse telefoni juaj befas bëhet dukshëm më i ngadalshëm, humbet shpejtësinë dhe kapaciteti i baterisë zvogëlohet, kjo do të thotë se dikush mund të ketë “hakuar” sistemin tuaj.

Një nga treguesit është shfaqja e tingujve të çuditshëm – Nëse dëgjoni jehona, tinguj statikë ose klikim, mund të jetë një shenjë se dikush po prek pajisjen tuaj. Ekspertët pohojnë se kjo ndodh rrallë, sepse hakerët kanë gjetur mënyra të reja për të përgjuar dhe monitoruar, por duhet t’i kushtoni vëmendje cilësisë së zërit.

Pajisja merr shumë kohë për t’u fikur – Kjo është një dukuri shumë e zakonshme dhe nëse vëreni se telefoni juaj po fiket dukshëm më gjatë se zakonisht, mund të nënkuptojë se pajisja juaj po i dërgon të dhëna një pale të tretë përpara se të fiket plotësisht, duke zgjatur kështu procesin e mbylljes.

Mbinxehje e shpeshtë – Nëse pajisja juaj nxehet edhe pse nuk po bëni asgjë të veçantë me të, ky është një tregues shumë i zakonshëm që pajisja juaj është hakuar. Programet keqdashëse funksionojnë vazhdimisht në sfond dhe janë të padukshëm për përdoruesin, por ju mund t’i ndjeni fizikisht sepse telefoni juaj do të jetë i nxehtë. Sigurisht, mund të mbinxehet edhe për shkak të një baterie të keqe.

Gjithashtu, kushtojini vëmendje konsumit të të dhënave celulare, nëse jeni duke humbur tej mase gigabajt, dhe nuk po përdorni asgjë që i konsumon, do të thotë se dikush po i konsumon për ju.

Si të mbroheni?

Dhe çfarë duhet bërë në fund për ta parandaluar atë? Gjëja e parë që mund të bëni është të ristartoni pajisjen tuaj. Disa aplikacione gjurmimi mbështeten në faktin se nuk duhet të rivendosni kurrë pajisjen tuaj dhe kjo lëvizje mund të heqë qafe atë malware. Një antivirus mund të jetë i dobishëm, por nuk do të thotë domosdoshmërish se jeni plotësisht i mbrojtur.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta mbani GPS-in tuaj të fikur dhe ta ndizni vetëm kur ju nevojitet. Është e rëndësishme të përditësoni pajisjen tuaj kur të disponohen përditësime të reja dhe të fshini çdo aplikacion që nuk është kontrolluar dhe nuk është në përdorim.

Nëse asgjë nuk funksionon, gjithmonë mund ta riformatoni pajisjen në cilësimet e fabrikës dhe të bëni një “backup” të gjithçka që është e rëndësishme për ju.

Etiketa: pergjimtelefon

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
4 gjëra për të cilat nuk duhet ta gënjeni kurrë partnerin

4 gjëra për të cilat nuk duhet ta gënjeni kurrë partnerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com