GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT po “fle”, nuk publikon hyrjet e të huajve sipas shteteve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT po “fle”, nuk publikon hyrjet e të huajve sipas shteteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në korrik, në vend kanë hyrë 1.4 milionë shtetas të huaj në vendin tonë, duke shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Të dhënat u bënë të ditura nga INSTAT, në raportin për lëvizjet e shtetasve. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 21%. Edhe në raport me 2019-n, që deri tani ishte viti më i mirë turistik, rritja është rreth 19.2%. Për periudhën janar-korrik 2022, në vend kanë hyrë 3.96 milionë shtetas të huaj, edhe ky një nivel rekord. Sërish hyrjet janë 19.4% më të larta edhe në raport me para-pandeminë  dhe gati 40% më të larta sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas INSTAT, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në korrik janë për pushime, vizitë tek të afërm, trajtime shëndetësore. Pjesa tjetër janë tranzit, për qëllime fetare ose personale. Të dhënat e mëparshme të INSTAT, që i përkasin muajit maj treguan se atë muaj, vetëm 11% e shtetasve të huaj që hynë në vend qëndruan në struktura akomoduese të regjistruara, si hotele, motele, apo kampingje.

 

Nuk publikohen më të dhënat e hyrjeve sipas shteteve

Për herë të parë që nga fillimi i publikimit të lëvizjeve të shtetasve, INSTAT nuk ka dhënë tabelën e hyrjeve sipas shteteve. Ndërkohë, nga qershori nuk regjistrohen as hyrjet e shtetasve të Kosovës që vijnë me pushime, pas një vendimi të përbashkët të dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e turistëve në verë. INSTAT nuk ka sqaruar në publikim se si i llogarit tashmë hyrjet e shtetasve nga Kosova, që normalisht zinin 33% të totalit.

Sipas publikimit të INSTAT, në tekst thuhet se në Korrik 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48,0 %, krahasuar me Korrik 2021. Gjatë shtatë mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Monitor

Etiketa: ekonomiInstatTuriste

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

13:02 - 15/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Para
Drafti i PS-së për ish-spiunët, Meta: Do ia fusim ligjet që bën aty ku i shijon më shumë

Hetimet ndaj Metës/ SPAK kontrollon llogaritë bankare të Kryemadhit dhe ish-presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët
Sport

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

15:29 - 15/07/26

Ndërsa Lamine Yamal festonte 19 vjetorin e tij të lindjes me kualifikimin për në finalen e Botërorit 2026, në Esplugues...

Lexo më shumë
Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

15:06 - 15/07/26
Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

14:47 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com