Ka 16 ditë që prokuroria e Kurbinit kryen hetime për të zbuluar fatin e Ervis Martinaj. Nuk dihet ende nëse ai e ka inskenuar zhdukjen e tij apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.
Për herë të fundit Ervis Martinaj, biznesmeni është parë mbrëmjen e 7 Gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.
Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21.15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.
Burime nga Prapaskena kanë bërë me dije se vajza është Deta Kokomani “Miss Univers Albania 2022”, e cila ka shoqëruar Martinajn para se të zhdukej.
Deta Kokomani është marrë në pyetje, dhe ka treguar para hetuesve se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Martinaj, në një hotel në Durrës.
E marrë në pyetje nga prokurorët Kokomani ka pranuar se kishte që nga muaji janar i 2022 që shoqërohej me Ervisin, me të cilin tha se ishte njohur përmes rrjeteve sociale.
“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, ka thënë Deta.
Ajo ka shtuar se tentoi të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak ka nisur të shqetësohet dhe ka marrë në telefon me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për 40-vjecarin. Deta u shpreh se nuk e kishte idenë se me kë ishte përplasur Martinaj dhe për cilat arsye, ndërsa ka theksuar se ai nuk i shprehte shqetësim dhe nuk i tregonte ngjarje që lidheshin me të. / Prapaskena/
Discussion about this post