GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vlerësuar maksimalisht dhe i trajnuar nga SHBA-BE/ Kush është prokurori që po heton Metën

16:40 - 27/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlerësuar maksimalisht dhe i trajnuar nga SHBA-BE/ Kush është prokurori që po heton Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa ditësh SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-presidenti Ilri Meta, pas dosjes të dërguar në prokurori Halit Valteri për lobim në SHBA me para të padeklaruara, si dhe një sërë akuzash të tjera. Kjo dosje i është ngarkuar për hetim prokurorit Sotir Kllapi, cili ka kaluar në duar shumë dosje të nxehta. Por, aktualisht ai ka në duar dosjen që mund të shkaktojë shumë trazira,  duke u cilësuar si dosja me  bujshme në tre dekadat e fundit. Rrjedhimisht fatin politik dhe juridik të Ilir Metës, një nga katër politikanët që ka dominuar politikën gjatë pluralizmit në Shqipëri. Është ai që në përfundim të hetimeve do të vendos nëse do të kërkojë ngritjen e akuzave ndaj Ilir Metës në bazë të provave të mbledhura, ndalimin e Metës apo pushimin e çështjes, ku në fund vendimmarrja i takon gjykatës.

Provat që konfirmojnë elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të formularëve dhe pastrimit të parave, janë flagrante dhe të pakontestueshme. Janë zbuluar kontrata lobimi në SHBA me vlerë qindra mijëra USD nga Ilir Meta dhe LSI-ja në 2017, para të cilat janë fshehur, duke mos u deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP. Si do që të jetë vendimmarrja, Sotir Kllapi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga njerëzit që do të lakohen me shumë gjatë kësaj vjeshte dhe ndoshta edhe gjatë vitit 2023.

 

Po kush është Sotir Kllapi?

Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit. Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

 

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE.

Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE.  Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, të paktën deri në vitin 2018. Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë. Mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do t’i japë dosjes së Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij.

Etiketa: BEhetimeKryesore1metaSHBASotir Kllapi

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Para

Shantazhonte të riun për bisedat “hot”, dënohet 15-vjeçarja nga Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com