GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Këto janë kafshët që i ndiejnë tërmetet para se të ndodhin

19:25 - 28/08/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sjellja e çuditshme e kafshëve është studiuar për gjenerata me radhë, një prej të cilave besohet se është një shqisë e aftë për të parashikuar tërmetet. Janë të shumta rastet e dokumentuara kur kafshët kanë shfaqur sjellje të pazakonta përpara një tërmeti. Dëshmitë më të hershme ndodhën në Greqi, 373 para Krishtit. Të dhënat flasin për peshq, zogj, zvarranikë e insekte që shfaqnin sjellje të pazakontë disa ditë përpara një tërmeti, duke bërë që shumë të evakuoheshin nga banesat e tyre.

Pikërisht këto ngjarje të pazakonta kanë çuar në më shumë studime që kanë si synim të shpjegojnë këtë mekanizëm të kafshëve para një ngjarjeje sizmike, një mister që edhe sot e kësaj ditë nuk është zgjidhur ende. Shumë teori kanë dalë nga nevoja për të shpjeguar shkakun e sjelljeve jo normale të kafshëve përpara një tërmeti. Ato besohet se kanë aftësinë që të ndjenjë valët e vogla përpara se të mëdhatë të vijnë.

Një punë kërkimore e publikuar në një revistë shkencore në SHBA, shtroi një teori racionale për lidhjen mes sjelljes së kafshëve dhe aktivitetit sizmik, duke e lidhur atë me sistemin genetik të kafshëve. Përgjithësisht, është në instiktin e kafshës që t’i ikë grabitqarit dhe të mbijetojë. Ndaj është e mundur që përgjigja që kanë, duke u përpjekur për të ikur është e përcaktuar në origjinën e tyre, predispozicioni genetik që ekziston tek kafshët, që e zhvillojnë në mënyrë natyrale.

 

Pyetja që shtrohet është sesi mund të parashikojnë kafshët shenjat e një tërmeti, ditë apo javë përpara se të ndodhë?

Një tjetër studim nga Instituti i Sjelljes së kafshëve në Gjermani, Max Planck, ngriti një teori të sjelljes, sesi kafshët mund të parashikojnë tërmetet. Një tërmet në Italinë Qendrore në 2016-n, i çoi Martin Wikelski dhe kolegët e tij që ta testonin teorinë e tyre tek kafshët e fermave.Ata po përpiqeshin që të kuptonin llojet e sjelljes tek kafshët e fermave gjatë pasgoditjes së tërmetit të Tetorit. Dy ditë më vonë, një tjetër tërmet ndodhi, duke i dhënë kështu mundësinë e rrallë grupit të Wikelski-t për t’i studiuar kafshët, para, gjatë dhe pas një tërmeti.

Të dhënat e regjistruara tregojnë se 8 nga 10 tërmetet me magnitudë më të lartë se 4.0 u paralajmëruan nga kafshët. Megjithatë kjo sjellje u observua vetëm kur kafshët ndodheshin në stalla. Sjellja e tyre ishte e ndryshme kur ndodheshin të lirë. Të dhënat treguan se përgjigja e kafshëve është me e ngadaltë kur ndodhen larg epiqendrës.

Ndonëse Wikelski nuk ishte plotësisht i bindur mbi të dhënat që mblodhën përgjatë një periudhe të caktuar kohe, ai vlerësoi se kafshët kanë një mënyrë të veçantë për të ndjerë mjedisin që i rrethon dhe se “shqisa e tyre e gjashtë” mund t’i lejojë që të parashikojnë fatkeqësitë natyrore.

Megjithatë ekspertët besojnë se shpjegimi i sjelljes së kafshëve në raport me aktivitetin sizmik ka nevojë për më shumë punë. Vetë Wikelski pranoi limitet e punës së tij, pasi u fokusua vetëm tek një seri tërmetesh, një fermë dhe një vend të botës.

Etiketa: kafshetstudimeTërmet

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
“Paguan sa në Mykonos”, Armina Mevlani tregon se çfarë “e tremb” në jug: Të vijnë ca “laca” me…

“Tradhton” Jugun e Shqipërisë, Armina Mevlani pushon në Mykonos (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

Federata Turke e Futbollit i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë sot për Kristjan Asllanin, sa i...

Lexo më shumë
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com