GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Paraqitje e legjionarëve në Europë, vetëm Prenga dhe Mehmeti gjejnë rrugën e rrjetës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Alarm” te kombëtarja, Reja merr lajmin e keq, dëmtohet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Botërori “Katar 2022” që do të ngrejë siparin e tij në muajin nëntor të këtij viti, ka bërë që kampionatet vendase të nisin më herët këtë sezon për t’u ndërprerë më pas për rreth një muaj  kur do të luhet edhe faza finale e këtij kompeticioni.

Për rrjedhojë, edhe legjionarët e Kombëtares që luajnë në këto kampionate kanë nisur aktivizimin e tyre me klubet përkatëse.

Gjatë kësaj fundjave, një pjesë e mirë e tyre kanë pasur minuta me ekipet, ndërsa kanë arritur edhe të shënojnë.

Një nga golat e shënuar ka ardhur nga ‘koka’ e një mbrojtësi, Herdi Prenga, i cili aktivizohet me ekipin e Budapest Honved në Hungari. Futbollisti shqiptar shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij ndaj kampionëve të Ferencvarosh, ndërsa së bashku me të në formacion ishte edhe mbrojtësi tjetër i Shqipërisë, Albi Doka.

Rrugën e rrjetës ka arritur ta gjejë edhe Anis Mehmeti, mesfushori shqiptar i cili aktivizohet me ekipin Ëycombe në kampionatin anglez. Ai realizoi golin e vetëm të sfidës për skuadrën e tij.

Minuta të plota kanë pasur disa lojtarë të tjerë kuqezinj, të cilët kanë bërë edhe paraqitje të mira me skuadrat, si mbrojtësi Ardian Ismajli me Empolin, Ivan Balliu me Rayo Vallecano, Enea Mihaj me Famalicao, Ylber Ramadani me Abeerden. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, futbollistët shqiptarë janë vlerësuar me nota pozitive për paraqitjet e tyre.

Gjithashtu, edhe pse nuk luajtën për 90 minuta, paraqitje të mira patën edhe Kristjan Asllani, mesfushori i cili këtë sezon kaloi tek ekipi i Interit, Marash Kumbulla i Romës në sfidën ndaj Juventusit, Rey Manaj në Premier League, Ermir Lenjani, Qazim Laci, Bekim Balaj etj. fshf.org

Etiketa: golalegjionaretparaqitje

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi kundërshton vendimin e gjykatës

U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi kundërshton vendimin e gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

12:11 - 23/10/26

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestave studentore, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës vijon të jetë në qendër të...

Lexo më shumë
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

11:49 - 23/10/26
Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

11:40 - 23/10/26
Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët, pedagogë dhe mjekë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët, pedagogë dhe mjekë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

11:30 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com