Suksesi i Samsung po ndryshon botën e smartphone-ve. Më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4. Ne ju sjellim disa arsye pse do të dëshironi të keni një nga pajisjet e serisë Z.
Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë
Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn fleksibël po aq sa elegant. Dizajni kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç. Galaxy Z Flip4 përshtatet me stilin e çdo përdoruesi pasi vjen në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë.
Ndërsa, Galaxy Z Fold4 ofron dy telefona në një. Ai mund të përdoret lehtësisht me njërën dorë falë ekranit të tij të kapakut 6,2 inç dhe gjithashut mund ta hapni për të qenë sa më produktiv falë ekranit kryesor 7,6 inç. Dhe kur ju duhet ta përdorni pa duar, thjesht vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë, gjeni një kënd të mirë dhe lëreni aty ndërsa zhvilloni aktivitetet tuaja. Galaxy Z Fold4 ofrohet në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme. Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8.
Materiale miqësore për mjedisin
Që nga lancimi i serisë Galaxy S22, Samsung ka përfshirë materiale të ricikluara jo vetëm në paketim, por edhe në harduerin e produkteve e reja. Seria e re Galaxy Z përfshin në komponentët kryesorë plastikë që është nxjerrë nga oqeani dhe 100 për qind letër të ricikluar për paketimin e saj.
Gjithashtu, elementi kryesor për pajisjet e palosshme të Samsung është xhami ultra i hollë (Ultra Thin Glass), një material që mund të paloset qindra mijëra herë duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe forcën e tij. Një sistem kamerash i përmirësuar për të sjellë eksperienca të reja fotografike
Sistemi i kamerave është një nga funksionet e para që përdoruesit shohin në një telefon të ri. Tashmë të gjithë qofshim influencer apo jo, na pëlqen të ruajmë çdo moment dhe me gjeneratën e katërt të pajisjeve të palosshme ju do të bëni fotot dhe videot më mahnitëse
Galaxy Z Fold4 tani ka një kamerë kryesore të përmirësuar 50MP dhe sensorin e zmadhimit 10MP 3x. Me pikselë më të mëdhenj dhe sensorë 23% më të ndritshëm, përdoruesit mund të kenë gjithmonë ndriçimin më të mirë edhe gjatë natës. Forma e tij fleksibël është një avantazh i shtuar. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh. Ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.
Discussion about this post