GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rihapja e basteve, Rama mbledh aktorët e sporteve në Kryeministri

11:44 - 30/08/22
në Politikë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rihapja e basteve, Rama mbledh aktorët e sporteve në Kryeministri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lotaritë dhe bastet sportive në Shqipëri zyrtarisht janë të ndaluara që nga 1 janari i 2019- ës. Edhe pse ky biznes është i ndaluar, në mënyrë ilegale ka vepruar si biznes, gjë të cilën e vërtetojnë edhe të ndaluarit e shumë nga policia për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Për t’i dhënë fund ushtrimit ilegal, por edhe si një mundësi ndihmese kryesisht për sportin në vendin tonë nga normat e fitimit dhe vjelja e taksave, prej muajsh është ndërmarrë një fushatë e gjerë për rihapjen dhe legalizimin e lotarive sportive në vendin tonë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është flamurtari i kësaj fushate, por që është mbështetur edhe nga presidentët e federatave të ndryshme sportive në vendin tonë.

Thirrjet dhe kërkesat ndaj qeverisë dhe Parlamentit kanë qenë të shumta nga përfaqësues të ndryshëm të sporteve. Ndaj, në kuadrin e dëgjesave publike me promotorët dhe të interesuarit e kësaj iniciative, pritet që gjatë paradites së martës, rreth orës 11:00, të zhvillohet një takim mes palëve dhe kryeministrit Edi Rama.

Në këtë takim, përveç kryeministrit, pritet që të përfshihet edhe Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, presidenti i KOKSH-it dhe përfaqësues të federatave të ndryshme. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Sporteve, organ i cili është formatuar para një muaji. Këshilli i Lartë i Sportit është organkëshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave për sportin.

Edhe pse ky këshill është miratuar prej javësh, ende nuk është zbardhur lista e plotë, gjë e cila vërtetohet edhe po të hysh ne faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Gjithsesi, nga takimi i parë i këtij këshilli janë parë të pranishëm ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, presidenti i FSHF-së Armand Duka, presidenti FSHB-së Avni Ponari, presidenti i FSHV-së Erlind Pëllumbi, gazetari sportiv Dëfrim Methasani, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Këto personalitete por edhe pjesëtarët e tjerë të këtij këshilli pritet që të jenë nesër në takimin këshillimor me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat përgjegjës të linjës që kanë lidhje me hapjen e biznesit të basteve sportive./ PANORAMASPORT.AL

Etiketa: basteRama

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Fëmija vdiq nga kequshqyerja, “fundoset” nëna

Fëmija vdiq nga kequshqyerja, “fundoset” nëna

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com