Beniada Nishani udhëtoi drejt New York-ut për të realizuar një set fotografik me fotografin e njohur Fadil Berisha.
Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta postimet e modeles në Instagramin e saj, mirëpo njëri nga ato ka marrë një vëmendje të madhe.
Imazhi i komentuar, shfaq Beniadën me një fustan të gjatë të zi, ku në njërën anë modelja ka zbuluar shalën.
Është e dukshme që modelja në këtë foto ka pozuar pa të brendshme. Më herët bukuroshja publikoi një video ku tregonte ndërtesat e larta të New York-ut dhe në sfond dëgjohej kënga e famshme arabe “Nour El Ein”.
Mirëpo ajo çka ra në sy ishte se krahas videos ish-banorja shkruante: “Habibi (dashuria ime) ku je?”.
Nuk dihet nëse Beniada po ‘tentonte’ ta gjente dashurinë në New York apo i mungonte dikush.
Discussion about this post