Sajmir Thaçi, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën një 25-vjeçare, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.
Nën efektin e lëndëve narkotike, ai humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar dhe i marrë jetën Marjana Sahitajn.
“S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.”
Discussion about this post