Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një 54-vjeçare. Bëhet me dije se ajo ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në Durrës,. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policisë. Ndërsa nuk janë zbardhur ende shkaqet që detyruar 54-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Discussion about this post