GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Më pak drita dhe ngrohje”, qeveria gjermane përgatit një paketë të tretë lehtësuese

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më pak drita dhe ngrohje”, qeveria gjermane përgatit një paketë të tretë lehtësuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë hyri në fuqi rregullorja e re energjisë, me monumente të pandriçuara dhe ndërtesa më të ftohta. Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një paketë të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale.

“Jemi duke punuar për një konstrukt të ri lehtësimesh të mëdha”, tha kancelari Scholz të mërkurën para gazetarëve në Brandenburg, në Kështjellën Meseberg, ku ishte zhvilluar takimi këshillues mes tre partive të koalicionit.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partise liberale, FDP, e quajti një “pako të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse. Ai tha se do të ketë mbështetje financiare për të disfavorizuarit. Por ministri shtoi se pakoja do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Megjithëse pyetjet e gazetarëve, as Lindner, as Scholz e as ministri i energjisë Habeck, nga partia e te gjelbërve, nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë pakoja e tretë. Ajo pritet të miratohet nga mesi i shtatorit. Nuk dihet as edhe se a do të përfshihet sërish bileta mujore e transportit publik prej vetëm 9 euro. Ministri federal i financave, Christian Lindner, tha se po shqyrton aktualisht mundësinë e financimit të një bilete të tillë me çmim të reduktuar, por kërkoi që një pjesë e biletës të financohej edhe nga landet.

Bileta mujore prej 9 eurosh ishte masë e pakos s dytë lehtësuese që qeveria mori si pasojë e rritjeve të çmimeve, shkaktuar kryesisht nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërkohë qeverisë po i kërkohet nga shumë politikanë dhe personalitete të njohur, aktivistë e ambientalistë, që ta bëjë të përhershme masën e biletës 9 euro, e cila skadoi më 31 gusht.

Më 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit. Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal. Masa i përket gjithashtu pakos së dytë dhe do të paguhet nëpërmjet punëdhënësit. Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, në varësi nga tarifat tatimore të secilit, ajo mund të mpaket deri në 142 euro.

Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme. Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike. Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera. Në sektorin privat gjithashtu nuk lejohet më nxehja e pishinave private, si edhe qiramarrësit nuk janë të detyruar të ruajnë një nivel temperature në dhomat që kanë marrë me qira./DW

 

Etiketa: Olaf Scholz

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Video/ Rama ka frikë të provojë verën? I ofrojnë një gotë në Serbi, ai nuk e provon

Video/ Rama ka frikë të provojë verën? I ofrojnë një gotë në Serbi, ai nuk e provon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për zhvillimin e një seance plenare...

Lexo më shumë
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com