GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Si do të vijë ndryshimi? Meta: Unë dhe Berisha e mbajmë fjalën, Rama do ikë

23:15 - 01/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pajisej me përgjues në trup”/ Meta publikon email-in anonim që “alarmoi” Autoritetitin e Dosjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Edi Rama ka për të ikur nga pushtetit njëjtë si ish-lideri i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta i pyetur sesi mund të vijë ndryshimi nga dy emra opozitarë si ai dhe Sali Berisha që kanë 30 vite në politikë, Meta tha se alternativa e ndryshimit do të jetë vota e lirë, primaret dhe referendumi.

Meta: Mendoj se në vitin e fundit ka patur shumë ndryshime, peizazhi opozitar është shumë përfshirës dhe do bëhet shumë koheziv sepse i përgjigjet shumicës së popullit shqiptar besimi i të cilëve është tradhtuar në të kaluarën. Qeveria është më ilegjitime se asnjëherë tjetër sepse është më anti-popullore se kurrë më parë. E them unë dhe e thonë gjithë të vërtetat, çmimi i karburanteve që i kemi më të shtrenjta se gjithë rajoni. Jemi të parët për numrin e azilkërkueseve , niveli i taksave është më i larti dhe shifrat e pensioneve janë më të ulëta se kudo. Nuk ka situatë më dinamike se kjo për opozitën. Nuk ka situatë më dinamike dhe ju do e shihni shumë shpejt do dali jashtë parashikimeve tuaja.

Rakipllari: Në kuptimin që është qeveri ilegjitime, që e ka marrë pushtetin me ato mënyra që e ka marrë. Po ju thoni ndryshimin, si me ndryshim që kryetari I opozitës është Sali Berisha që ka 30 vjet që ka pasur pushtetin dhe ju që keni pasur koalicion me Ramën.

Meta: Ndryshimi do vijë nga vota e lirë, nga primaret nga referendum i qytetarëve. Unë me zotin Berisha, ndryshe nga shumë të tjerë e mbajmë fjalën.

Rakipllari: Berisha tha sot protesta të qëndrueshme dhe të gjata. Çfarë tjetër ka?

Meta: opozita tani është e pagjumë është e përkushtuar t’i japë jetë këtij ndryshimi. Me zgjedhje dhe protesta. Ja u thashë si iku Millosheviçi, këtu do ikë më kollaj.

Sulo: Biem dakord që ka shume çështje për t’u denoncuar dhe afera të qeverisë. Varfëria është rritur, s’ka moment më të mirë për opozitën që të kalëroj këtë pakënaqësi për të bërë ndryshimin, në atë sens që thoni ju dhe kolegët, e frymës dhe zierjes, nuk ka. Nuk mjaftojnë më denoncimet zoti Meta.

Meta: Alternativa nuk ka të bëjë me njerëzit. E kam bërë t qartë që angazhimi parë madhor i yni si Parti e Lirisë, është garantimi i referendumit, që qytetarët të jenë politikbërës. Kjo do të garantoj vendosjen e gjithë klasës politike nën kontrollin e qytetarëve. Mendoj se ky është një dallim i madh.  Primaret, janë diçka që duhet përshëndetur. Se hap procesin, nuk zgjidhen kandidatët me zarfa dhe tendera. Alternativa është antikorrupsioni. Kjo situatë politike erdhi këtu në vend ku u përqendrua çdo gjë, mbaroi parlamentarizmi dhe gjithçka vendoset jashtë syve të publikut.

Etiketa: berishaIlir MetaRama

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Plane për plazh gjatë fundjavës, ja çfarë surprizash rezervon moti

Reshje e vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com