GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha “Non- Grata/ Ambasadori britanik: Nuk do i ruhen paratë në Mbretërinë e Bashkuar

20:01 - 02/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha “Non- Grata/ Ambasadori britanik: Nuk do i ruhen paratë në Mbretërinë e Bashkuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar duhet të japin llogari para ligjit dhe të përballen me pasoja. Ky është qëndrimi i ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith duke komentuar listën e zezë që po aplikon qeveria britanike për politikanët e korruptuar shqiptare përfshirë dhe Sali Berishën.  Në një intervistë dhënë për Report Tv, ambasadori King-Smith shtoi se krahas ndalimit për të hyrë ne Britani ata nuk do të lejohej që të ruajnë paratë e tyre.

“Pra, është vërtet e rëndësishme që secili nga ne, në botën mbarë, të bëjë gjithçka mundet. Dhënia fund pandëshkueshmërisë dhe forcimi i llogaridhënies nuk janë nevoja ekskluzive të Shqipërisë. Kjo mund të arrihet vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin me vepra. Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri duhet të jepet llogari. Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive. Ne duhet t’i mbështesim ato. Por ne ndërmarrim veprime edhe nga ana jonë në mënyrë që dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion dhe që dënohet këtu, në mënyrë të veçante në raste të tilla, ata nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të ruajnë paratë në Mbretërinë e Bashkuar. Në raste të tilla do të ndërmarrim veprime të pavarura. Tani siç e dini, Sër Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i kryeministrit tonë për Ballkanin Perëndimor, shpalli valën e parë të veprimeve që kemi ndërmarrë. Do të vazhdojmë kështu sepse është vërtet e rëndësishme. Kjo është diçka që duhet të kthehet në rutinë, në mënyrë që njerëzit që kryejnë veprime të paligjshme dhe që nxisin krimin dhe korrupsionin të përballen me pasoja. Është e vështirë, apo jo? Sepse, ju e dini, se neve nuk na pëlqen të ndërpresim kontaktet me askënd, por ka një kufi. Nëse dikush ngulmon dhe përsërit veprimet e tij që nxisin krimin dhe korrupsionin, atëherë kemi të bëjmë me një problem të vërtetë, sepse kjo futet në sistem, duke vështirësuar ndërveprimin e mëtejshëm. Ne ndjekim një qasje të ekuilibruar. Nuk shënjestrojmë asnjë individ, asnjë parti politike. Gjithmonë do të kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo bazohet në interesat e popullit britanik dhe ne shpresojmë edhe në interesat e popullit shqiptar. Kështu që do të bëjmë çmos për ta ruajtur këtë qasje ndaj problemeve, çka është realisht në interes të popullit të Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Do desha të them edhe një gjë tjetër në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme. Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme. Njerëzit duhet të kërkojnë që t’i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin. Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër”, tha ai.

Ambasadori ngriti shqetesimin edhe për emigracionin e paligjshëm duke u bërë thirrje të rinjve shqiptarë të mos bien pre e trafikantëve pasi nuk do të pranohen në Britaninë e Madhe.

“Më vjen shumë keq për këtë, sepse të rinjtë po shfrytëzohen nga persona të lidhur me krimin, të cilët përmes këtyre videove në TikTok u thonë ejani në MB, kushton jo shumë, vetëm disa mijëra paund, dhe mbërritja është e sigurt, por realiteti është se shumica e tyre do të ndalohen dhe do të kthehen në Shqipëri. Jo vetëm që do të kenë shpërdoruar paratë, por më pas nuk do të mund të shkojnë më në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do t’u shkaktojë probleme me udhëtimet jashtë vendit në të ardhmen. Dhe sigurisht, ne duam që njerëzit të parapëlqejnë dhe të kenë mundësi të qëndrojnë në Shqipëri, si dhe për të qenë të suksesshëm duke studiuar dhe punuar këtu.

Por edhe për të ndërtuar një jetë të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë. Pra, unë jam vërtet i vendosur ta ndryshoj këtë gjë. Ne po punojmë shumë fort për këtë, por thirrja ime për të rinjtë është të mos mashtrohen nga kontrabandistët dhe trafikantët që e paraqesin gjithçka si të shkëlqyer dhe të lehtë, sikur shumë shpejt ju do të jeni në gjendje të vini këtu me Ferrari. Nuk është kështu. Nëse mbërrini në MB, e vetmja mënyrë për të shlyer paratë e marra borxh për udhëtimin mbetet droga dhe krimi, kështu që mos harroni çfarë do të thotë kjo për të ardhmen tuaj dhe për familjet tuaja. Prandaj, mesazhi im është ju lutem mos e bëni këtë”, u shpreh ai.

 I pyetur rreth incidentit me rusët e kapur në uzinën e armëve në Gramsh ambasadori britanik nuk komentoi konkretisht rastin, por shtoi se Rusia e sheh Shqipërinë dhe Britaninë si armiq dhe se duhet të jemi të përgatitur për incidente edhe më të rënda. Ambasada britanike në Tiranë po organizon nga 1 shtatori javën kultore me aktivitet të shumta përfshirë këtu dhe koncerin e këngetares së njohur Rita Ora që do të mbahet ne 6 shtator.

 

 

Etiketa: Ambasadori BritanikKryesore1lista e zezenon grataSali Berisha

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Çfarë po ndodh? Rusia sjellë pranë Shqipërisë nëndetësen nukleare

Çfarë po ndodh? Rusia sjellë pranë Shqipërisë nëndetësen nukleare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com