GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Studimi “Rockfeller” për “Ballkanin e Hapur”, PD: I shërben Ramës dhe Vuçiç

14:08 - 03/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi “Rockfeller” për “Ballkanin e Hapur”, PD: I shërben Ramës dhe Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd, ndërsa theksoi se nisma “Open Balkan” i shërben pushtetit personal të kryeministrit Rama dhe presidentit Alexandër Vuçiç.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi tha se kjo konfirmohet edhe nga një studim i ditëve të fundit i Institutit Rockefeller mbi Ballkanin e Hapur dhe skepticizmin e BE për këtë të nismë, të cilën Kosova e ka refuzuar.

Deklarata e PD:
Një studim i ditëve të fundit i Institutit Rockefeller mbi Ballkanin e Hapur,
rikonfirmon edhe një herë alarmin e ngritur nga Partia Demokratike se, kjo nismë synon t’i shërbejë pushtetit personal të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.
Më shume se kaq është pjesë e axhendës së tyre të përbashkët për ta mbajtur rajonin jashtë Bashkimit Europian, thekson studimi.

Po aty nxirret zbuluar faktin se kjo nismë nuk lindi prej frustrimit të 6 vendeve ndaj politikës së zgjerimit të BE, sikundër duan ta shesin Rama dhe Vuçiç.
JO! Erdhi prej nevojës së dy autokratëve ballkanas për të krijuar një aleancë të ‘vakuumit europian’, ku standardet e vetme janë vjedhokracia dhe autoritarizmi.

Studimi nxit edhe më tej dyshimet mbi axhendën e fshehtë të kësaj nisme, kur evidenton se Bosnje Hercegovina e refuzon pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur për shkak se i trembet cënimit të pavarësisë së saj. Ky vend, bashkë me Kosovën e Malin e Zi, e shohin Ballkanin e Hapur si rrezik që minon rrugën e tyre europiane.

Studimi rikonfirmon shqetësimet e pësëritura se Ballkani i Hapur priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin gjithëpërfshirës, sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiç.

Studimi i Rockefeller Institute përsërit skepticizmin e shprehur nga Bashkimi Europian, i cili e ka bërë të qartë se mirëpret çdo nismë të bashkëpunimit rajonal që përmbush dy kushte të panegociueshme:
1– të jetë gjithëpërfshirëse, dhe
2 – të ketë orientim të qartë pro-europian.

Ballkani i Hapur dëshmohet edhe njëherë një non sens politik dhe ekonomik nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare.
Një grup analistësh amerikanë dhe europianë të gjeopolitikës, si Ed Jospeh e të tjerë, kanë artikuluar kundër kësaj nisme.
Vetëm Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e konsiderojnë gjënë e duhur.
Njëri si vasal e tjetri si padron.

Etiketa: RamaVucic

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
E frikshme/ Publikohen pamjet, ja si u fundos jahti i 007 në Greqi (VIDEO)

E frikshme/ Publikohen pamjet, ja si u fundos jahti i 007 në Greqi (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com