GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Kush ka mik kryetarin merr një pyll falas”, Goro ia jep me qira motrës së kreut të Këshillit Bashkiak

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kush ka mik kryetarin merr një pyll falas”, Goro ia jep me qira motrës së kreut të Këshillit Bashkiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Himarë, shprehja “kush ka mik, ka çiflig”, vjen disi e moderuar: “kush ka mik kryetarin, merr një pyll thuajse falas”. Kompania “Abeille’s Resort” është shpallur fitues në procedurën e hapur për dhënie me qira të 10 hektarëve pyll publik në zonën e Gjomollës.

Kompania është në pronësi të Bule Kapaj, motra e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj. Megjithëse situata krijon dyshime se është në kushtet e konfliktit të interesave, Bashkia e Himarës dhe shoqëria private tashmë kanë nënshkruar kontratën 10-vjeçare.

Sipas dokumentave zyrtare, “Abeille’s Resort” do të paguajë një shumë minimale prej 10 milionë lekë të vjetra në vit për një periudhë 10-vjeçare për sipërfaqen pyjore 10 hektarë. Bashkia e Himarës e shpalli procedurën për dhënien me qira të ekonomisë pyjore, “për qëllime pushimi, argëtimi, për veprimtari turistike, kënd lojrash, mjedise sportive, e të tjerë”.

Hapësira pyjore gjendet në zonën e quajtur Pylli i Gjomollës, pranë fshatit Qeparo, një hapësirë me pamje të mrekullueshme nga deti Jon. Pra, një perlë e vërtetë natyrore. Dhe këtë hapësirë, për 10 vitet e ardhshme, do ta shfrytëzojë për qëllime fitimi Bule Kapaj dhe kompania e saj, “Abeille’s Resort”.

Kompania që do të marrë me qira hapësirën pyjore në Gjomollë është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në qershor 2021. Objekti i aktivitetit të saj është angazhimi në punime ndërtimore.

Pronare dhe administratore e shoqërisë private është Bule Kapaj. “Boldnews.al” kreu disa verifikime dhe rezultoi që pronarja e kompanisë është motra e Dhimitër Kapaj, kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës. Ky detaj krijon dyshimet se e gjithë procedura është mbështetur në situatën e konfliktit të interesave.

Funksioni i Kryetarit të Këshillit Bashkiak ka një rëndësi shumë të madhe në aktivitetin e pushtetin lokal. Roli thelbësor është miratimi i buxhetit vjetor të Bashkisë.

Gjithashtu, në ligjin për “Qeverisjen Vendore”, Këshilli Bashkiak ka edhe një kompetencë specifike, që sanksionohet në nenin 54/e të tij: “Këshilli Bashkiak miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve”.

Pra, është kompetencë e Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien me qira të pronave të Bashkisë, përfshirë edhe ekonominë pyjore në Gjomollë.

A ka qenë kreu i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj, pjesë e procedurës për miratimin e dhënies me qira të pyllit të Gjomollës në favor të motrës së tij, Bule Kapaj?

Nëse ka zgjedhur të shmanget nga kjo vendimmarrje, gjithsesi, a janë marrë masat që e gjithë procedura të mos dyshohet si në konflikt interesi? Me shumë mundësi, përgjigjet mbi këto pikëpyetje do të jenë diskutuar ndërmjet kryebashkiakut Jorgo Goro dhe kreut të Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj. Ndoshta kanë shpresuar që detajet e kësaj procedure të kalojnë në heshtje, pa u mësuar nga publiku./Boldnews.al

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Derbi anglez përfundon në barazim, Liverpool nuk merr pikët e plota ndaj Evertonit

Derbi anglez përfundon në barazim, Liverpool nuk merr pikët e plota ndaj Evertonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26

Pas reagimit të Minsitrit të Drejtësisë Toni Gogu, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë...

Lexo më shumë
Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

20:40 - 05/09/26
Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26
Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

20:26 - 05/09/26
Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:16 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com