GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video/ Furnizonin ishullin e Greqisë me kokainë, arrestohen 3 shqiptarë në Mykonos

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Furnizonin ishullin e Greqisë me kokainë, arrestohen 3 shqiptarë në Mykonos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrjet trafikantësh droge, i cili vepronte në Mykonos është shkatërruar nga policia e Greqisë.  Në pranga kanë rënë tre shqiptarë, përkatësisht 25, 27 dhe 32 vjeç. Grupi u zbulua pas arrestimit të punonjësve të një restoranti që shpërndanin kokainë për klientët në ishullin e Mykonosit.

“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata shisnin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. Çmimet për kokainën varionin nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabisin e papërpunuar” – thonë burime të ELAS-it për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedonase.

Sa i përket rolit të secilit prej të arrestuarve, 27-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i grupit, ishte ngarkuar me gjetjen e klientëve të rinj dhe furnizimin e tyre si dhe menaxhimin financiar. Në të njëjtën kohë, 25-vjeçari dhe 32-vjeçari ruanin dhe trafikonin drogën, ndërsa përdornin motoçikleta për t’i shërbyer direkt klientëve. Vihet re, në fakt, se 25-vjeçari punonte edhe si korrier, ndërkohë që transportonte drogën. Si vend- magazinim për drogën përdoreshin tuba, ulluqe, thasë ushqimi ose i groposnin në tokë.

Pas kontrolleve të policisë në shtëpi dhe vende të ndryshme, u sekuestruan 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis të papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, një shumë parash prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pakosh najloni.

Deri më tani janë vërtetuar 40 raste të furnizimit me lëndë narkotike nga personat e arrestuar për persona të tretë, ndërsa hetimet policore vijojnë.

Sipas ELAS-it, 27-vjeçari dhe 32-vjeçari janë akuzuar në të kaluarën si anëtarë të një organizate kriminale që kryente vjedhje dhe 25-vjeçari për shkelje të ligjit po për trafik droge.

 

Etiketa: arrestohenGrerqiishulliKokaineMykonosshqiptarëvideo

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Dalin pamjet kur Arsen Muskurti përleshet me Dritanin brenda biznesit të tyre

Dalin pamjet kur Arsen Muskurti përleshet me Dritanin brenda biznesit të tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com