GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjermania “përzë” punëtorët shqiptarë, si u përgjysmuan lejet e qëndrimit pas vitit 2016

07:41 - 06/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania “përzë” punëtorët shqiptarë, si u përgjysmuan lejet e qëndrimit pas vitit 2016
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit.

Mundësitë për punësim, sidomos për disa kategori si mjekë, infermierë e teknologji informacioni, nxitën shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të Europës me dokumente të rregullta punësimi.

Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë lekë, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.

Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n. Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.

Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia, që ka dhënë 372 mijë lejë qëndrimi gjithsej, ose rreth 48% të totalit. Greqia vijon më pas me 258 mijë leje, ose 33% të totalit.

Mbretëria e Bashkuar është e katërta, me rreth 20 mijë, por të dhënat e këtij shteti nuk raportohen që nga viti 2019, si rrjedhojë e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Në total, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarëë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së./Monitor/

Lajme të lidhura

BB: Shqipëria ndryshe nga rajoni, shënoi rritje por pa mirëqenie
Aktualitet

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin

13:58 - 29/04/26
Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat)
Aktualitet

Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat)

13:51 - 29/04/26
Makina përplas këmbësorin në autostradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

13:36 - 29/04/26
Para
Kujdesen për ndjenjat e të tjerëve, këto shenja të horoskopit kurrë nuk thonë “jo”

Kujdesen për ndjenjat e të tjerëve, këto shenja të horoskopit kurrë nuk thonë “jo”

Discussion about this post

TË FUNDIT

BB: Shqipëria ndryshe nga rajoni, shënoi rritje por pa mirëqenie
Aktualitet

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin

13:58 - 29/04/26

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me një...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat)

Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat)

13:51 - 29/04/26
Makina përplas këmbësorin në autostradën Lezhë-Shkodër

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

13:36 - 29/04/26
Firmoset marrëveshja me Italinë, Rama: Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman

Firmoset marrëveshja me Italinë, Rama: Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman

12:56 - 29/04/26
“Korridori VIII mbetet simbol i dështimit”, Tabaku: Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian!

“Korridori VIII mbetet simbol i dështimit”, Tabaku: Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian!

12:43 - 29/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com