GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

‘BET Awards’ mbledhë sonte artistë të mëdhenj

09:45 - 27/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘BET Awards’ mbledhë sonte artistë të mëdhenj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore “BET Awards” që do të zhvillohet sonte në orët e vona të mbrëmjes, do të përcillet me performancat e artistëve të famshëm si: Megan Thee Stallion, Lil Nas X dhe H.E.R., në nderim të reperit të ndjerë, DMX dhe po ashtu në nderim të karrierës së Queen Latifahs.

Taraji P. Henson,do të jetë nikoqir i mbrëmjes së madhe e cila do të zhvillohet në Teatrit Microsoft, në Los Anxhelos, ku në mesin e atyre që do të performojnë në skenë do të jenë edhe DaBaby, DJ Khaled, Jazmine Sullivan, Migos, Lil Baby, Andra Day, Roddy Ricch etj.

Reperi Swizz Beatz, njëherësh bashkëshorti i këngëtares Alicia Keys, ka përgatitur një performancë po ashtu në nderim të DMX i cili ka vdekur në prill të këtij viti, në moshën 50-vjeçare, si pasojë e mbi-dozës. Për nderim të DMX-it do të këndojnë edhe Busta Rhymes e Method Man.

Ndërkohë, aktorja e famshme, Queen Latifah do të nderohet këtë vit me çmimin për “Arritje Jetësore”.

Në krye të nominimeve këtë vit, qëndrojnë reperet Megan Thee Stallion dhe DaBaby, secila me nga shtatë nominime.

Drake dhe Cardi B janë artistët e dytë me më shumë nominime, secili me nga pesë sosh, ndërkaq Chris Brown e Bruno Marsi, sivjet janë nominuar në nga katër kategori secili.

Në mesin e të nominuarve është edhe The Weeknd i cili sivjet është nominuar në dy kategori.

Këtë vit, do të lejohen të marrin pjesë si audiencë, të gjithë ata që tashmë janë vaksinuar. Ndërkaq, derisa numri i gazetarëve që do ta përcjellin sivjet këtë ngjarje do të jetë i kufizuar, “BET” planifikon që të ketë tepihun e kuq para ngjarjes ku do të parakalojnë shumë fytyra të famshme.

Etiketa: BET Awards

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
104 vjet nga lindja e Prenk Jakovës, kompozitori i madh që i rezistoi sistemit

104 vjet nga lindja e Prenk Jakovës, kompozitori i madh që i rezistoi sistemit

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com