GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën në Uzinën e Gramshit duke spiunuar, në makinën e rusëve gjenden tre lingota ari

21:33 - 06/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën në Uzinën e Gramshit duke spiunuar, në makinën e rusëve gjenden tre lingota ari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga provat e siguruara deri më tani për dy rusët dhe një ukrainas të dyshuar se u dërguan nga Rusia me mision spiunazhi në vendin tonë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka parë fotot e disa prej objekteve të gjetura në makinën e tyre tashmë të administruar në cilësinë e provës. Krahas 1 fisheku 5.56 mm, 6.000 dollarëve disa telefonave celularë, janë sekuestruar edhe tre lingota ari. Gjetja e tre lingotave të arit ka hapur një pistë të re hetimi.

Atë se kush është personi apo personat në Shqipëri që Rusia ishte e gatshme t’i paguante me ar për informacionin që do të jepte për objektet strategjike dhe bazat ushtarake ne Shqipëri. Top Channel ka mësuar se pesha e tyre është 10, 20 dhe 100 gram ar. Pavarësisht se në dukje pesha është modeste, vlera e tyre në tregun e sotëm të shtrenjtuar të metalit të verdhë shkon në më shumë se 12 mijë euro. Por më shumë se sa vlera, është forma që ka shtuar dyshimet, se në rrjetin e agjentëve rusë, mund të ketë rënë, një peshk i madh shqiptar.

Lingotat e arit janë të pa-identifikueshme, lehtësisht të transformueshme në forma të tjera dhe mjaft të kërkuara ne tregun e zi, së bashku me diamantet, për shkak të lehtësisë së transportit të tyre. Kjo ka bërë që autoritetet hetimore t’i kushtojnë vëmendje lingotave, që ndryshe nga paratë cash, duket të jenë kërkuar specifikisht nga burimi, i cili do të tradhtonte shtetin shqiptar dhe shiste sekretet e tij. Sipas këtij përshkrimi, burimi duket të jetë i nivelit të lartë, njohës i mirë i informacioneve të klasifikuara dhe me përvojë në fushën e agjenturës sekrete.

Hetimi ndaj dy rusëve dhe një ukrainasi është fokusuar tek interesi i tyre i posaçëm ndaj digave dhe baseneve ujore, përfshirë dhe Bovillën, që është basen uji i pijshëm për Tiranën, ndërkohë që një prej tre të arrestuarve sllavë, kishte profesionin kimist. Sulmet me qëllim prekjen e një popullate të gjerë, nuk janë vetëm subjekt filmash me spiunë. Vetëm një vit e pak më parë, dy serbë u zbuluan pranë puseve të Deçanit në Kosovë, ku 1500 vetë u helmuan. Arsyeja mbetet mister, por lidhja me dy serbët pranë puseve të ujit mbetet dyshimi kryesor.

Marrë nga TopChannel

Etiketa: spiunazhUzina e Gramshit

Lajme të lidhura

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesi i qeverisë: Ministrin e mbron imuniteti
Aktualitet

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesi i qeverisë: Ministrin e mbron imuniteti

12:10 - 22/01/26
Osmani shtrëngon duart me Trump, Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes
Aktualitet

Osmani shtrëngon duart me Trump, Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

11:58 - 22/01/26
Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati dhe humb jetën

11:46 - 22/01/26
Para
“Russia Today” provokon sërish: Serbia duhet të rikthejë Kosovën siç morëm ne Krimenë (Video)

“Russia Today” provokon sërish: Serbia duhet të rikthejë Kosovën siç morëm ne Krimenë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesi i qeverisë: Ministrin e mbron imuniteti
Aktualitet

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesi i qeverisë: Ministrin e mbron imuniteti

12:10 - 22/01/26

Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se Ministri njësoj si deputeti gëzon imunitet. Gjatë seancës në Kushtetuese,...

Lexo më shumë
Osmani shtrëngon duart me Trump, Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Osmani shtrëngon duart me Trump, Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

11:58 - 22/01/26
Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati dhe humb jetën

11:46 - 22/01/26
Nën akuzë dhe pezullim nga detyra/ GJKKO vendos sot masën ndaj Jonaid Myzyrit, kreu  i KPP-së

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

11:31 - 22/01/26
Berisha: Ishullin e Sazanit ia ofrova edhe unë Berlusconit, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Ishullin e Sazanit ia ofrova edhe unë Berlusconit, por Rama e bëri për influencë politike

11:24 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com