Edmond Tupja
Mendjemadhësi, arrogancë dhe krenari. Këto tri simptoma të sëmundjes mendore “Hurbis”, të studiuara nga mjeku dhe politikani britanik David Oëen, profesori Edmond Tupja i gjen të mishëruara më se miri te Kryeministri i vendit, Edi Rama. Studiuesi Tupja, teksa komentoi aksionin e paligjshëm të IKMT-së në “Prestige Resort” shprehet se
Kryeministri Rama vuan nga sindroma “Hubris”, që siç e shpjegon ai ka të bëjë me dëshirën e zjarrtë për të tejkaluar masën. Në një intervistë për “Neës 24”, Tupja shprehet se Rama është i etur për pushtet dhe me këto që ai bën, kërkon të lërë gjurmë në vend, qoftë edhe për keq. Ndaj, edhe ndërhyrjen e paligjshme të IKMT-së në “Prestige Resort”, profesori dhe shkrimtari Edmond Tupja, ia atribuoi pikërisht sëmundjes mendore të Kryeministrit, e reflektuar qartë edhe përmes sjelljes së tij arbitrare ndaj biznesit privat.
Ai u shpreh se Kryeministri Edi Rama më herët ka paralajmëruar duke thënë, s’keni parë gjë akoma’, duke shtuar se është i prekur nga sindroma ‘Hubris’. “Të mos i hamë hakun zotit Kryeministër, në projektorin e sallës së madhe të Kuvendit ai tha s’keni parë gjë akoma. Ai u tregua i sinqertë. Me këtë fjali ai i lajmëroi të gjithë dhe kjo po ndodh. Unë e kam thënë që ai është prekur nga sindroma ‘Hubris’, nga greqishtja e vjetër është dëshira e zjarrtë për të tejkaluar masën, duke shkuar në një pikë të tejskajshme duke menduar se i di të gjitha.
Problemi është se sëmundja e pushtetit është shumë e rrezikshme. Mirëpo, kjo është një sindromë e njohur. Të parët kanë qenë amerikanët që e kanë formuluar, më pas francezët. Në Francë u botua një libër që quhet “këta të sëmurë që na qeverisin. Një psikosociolog francez ka botuar një libër që quhet “analizë klinike e pushtetit”. Ai e përshkruan pushtetin si një sëmundje që ka fazat e saj të egra dhe të buta, viktimë e së cilës bien ata që e pësojnë në pushtet”, deklaroi z.Tupja. Për të luftuar sindromën “Hubris”, thotë Tupja, ka vetëm një ilaç. “Ka edhe një ilaç tjetër, meqë Rama ka para, të shkojë në Francë, ka doktor fantastik, aty do rrëfehet, do zhvishet nga të gjithë komplekset”, u shpreh Edmond Tupja.
Studiuesi i njohur përmendi se komunizmi ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, por për ta ndryshuar këtë duhet të ndryshojë mendësia shqiptare. “Në ato kohë për 45 vjet resht, shoqëria shqiptarë u bombardua me një edukatë ku njëshi ishte mbret. Nuk kundërshtohet, ky ishte Enver Hoxha. Nën vetëdijen e shqiptarëve u krijua një imazh i udhëheqësit, i Duçes, me tiparet e Enver Hoxhës. Ky imazh ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e brezave të atëhershëm. Të gjithë që vijnë, kush më shumë e kush më pak e kanë këtë. Duhet të ndryshojë mendësia e shqiptarëve. Kërkon të lërë gjurmë, qoftë edhe të keqe. Ai do të që mbahet mend, për mirë apo për keq. Duhet protestuar, por me mendje të ftohtë dhe jo me psikologjinë se po dali partia do më gjejë punë”, deklaroi z.Tupja.
Profesori dhe shkrimtari Edmond Tupja komentoi edhe situatën politike në vend. Ai u ndal në një deklaratë që Kryeministri Rama ka bërë në kohën e zgjedhjeve të fundit, duke përmendur dy herë vitin 2029. Sipas Tupes, Rama do të jetë Kryeministër deri në 2025, më pas do të bëhet Presidenti. Por ai u shpreh se Rama ka dështuar si basketbollist dhe si piktor nuk u bë i famshëm. “Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri në 2025 ai do jetë Kryeministër, pastaj nga 2025 do të bëhet President, e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.
Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme. “Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra, ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja”, tha Tupja. Gjithashtu, ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen. “Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesin votën e tyre ata do të shesin edhe shpirtin. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.
Discussion about this post