GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Eksportet e energjisë, Putin: Gazsjellësi për në Evropë është…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksportet e energjisë, Putin: Gazsjellësi për në Evropë është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska po përdor si “armë” eksportet e energjisë. Ai u mburr se mund të shesë lehtësisht naftë dhe gaz në mbarë botën, teksa fajësoi evropianët për ndërprerjet aktuale të dërgesave të gazit.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok më 7 shtator, Putin tha se gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 – që transporton gaz nga Rusia në Gjermani, “praktikisht është mbyllur” dhe të do vazhdojë të jetë i mbyllur sepse një nga turbinat ende është jashtë funksionit.

Putin tha se kompania ruse Gazprom ka vullnet që të rikthejë dërgesat e gazit për Rrjedhës Veriore 1, nëse vendoset turbina e re, e cila duhet të dërgohet direkt nga Rusia. Ai po ashtu tha se Rusia është e gatshme të vërë në funksion gazsjellësin Rrjedha Veriore 2, nëse është e nevojshme.

Ndërprerjet e dërgesave të gazit rus kanë ngritur frikën se Moska do të vazhdojë të mos dërgojë gaz për një periudhë të gjatë kohore me qëllim që t’iu bëjë presion shteteve Perëndimore dhe të thyejë unitetin e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Gazprom pezulloi dërgesat me gaz përmes Rrjedhës Veriore 1 më 31 gusht për të kryer punime të rregullta të mirëmbajtjes, por kompania ruse nuk riktheu dërgesat me gaz për shkak të, siç tha, rrjedhjeve në një pompë të turbinës. Partneri gjerman i Gazpromit, Siemens Energy hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se ndërprerjet janë shkaktuar për shkak të “riparimeve”.

Gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 sjell një të tretë e furnizimeve me gaz rus për Evropën. Gjatë verës, Gazpromi tha se sanksionet perëndimore po pengonin kompaninë që të dërgonte një turbinë të re nga jashtë. Ndërkaq, Rrjedha Veriore 2 është një gazsjellës i përfunduar, që do të duhej të sillte gaz nga Rusia për në Gjermani përmes Detit të Zi. Por, autoritetet në Berlin nuk kanë certifikuar futjen në funksion të këtij tubacioni për shkak të luftës në Ukrainë.

Perëndimi vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po përdor si “armë” dërgesat e gazit dhe produkteve të tjera të energjisë, teksa Rusia po vazhdon luftën në Ukrainë, që është një shtet transit për gazin rus. Në Vladivostok, Putin po ashtu tha se sanksionet e vendosura ndaj shtetit të tij kanë shkaktuar krizën me gaz dhe shtoi se Ukraina ka mbyllur një prej rrugëve transit të energjisë. Ai tha se edhe Polonia ka mbyllur një tubacion gazi që transporton energji nga Siberia për në Poloni dhe Gjermani./REL

 

Etiketa: Vladimir Putin

Lajme të lidhura

Thellohet bilanci tragjik në Nepal dhe Tibet, mbi 1,000 viktima dhe afro 4,500 të zhdukur
Botë

Thellohet bilanci tragjik në Nepal dhe Tibet, mbi 1,000 viktima dhe afro 4,500 të zhdukur

09:50 - 01/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron Teheranin: Do përgjigjemi ashpër

08:57 - 01/09/26
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën
Aktualitet

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

21:16 - 31/08/26
Para
Djegia e plehrave, PL publikon të tjera fakte: Ja si po gënjen bashkia e Shijakut

Djegia e plehrave, PL publikon të tjera fakte: Ja si po gënjen bashkia e Shijakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

21:45 - 01/09/26

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat. Disa banesa...

Lexo më shumë
Dy persona humbën jetën nga rryma në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulancat u nisën nga Shkodra

Dy persona humbën jetën nga rryma në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulancat u nisën nga Shkodra

21:32 - 01/09/26
Efektivë, FNSH dhe autobot uji! Te Kryeministria shkojnë edhe krerët e lartë të Policisë

Efektivë, FNSH dhe autobot uji! Te Kryeministria shkojnë edhe krerët e lartë të Policisë

21:21 - 01/09/26
“Polici këtu na ke!”/ Protestuesit ulen në shesh: Na provokoi Rama, ishte në zyrë

“Polici këtu na ke!”/ Protestuesit ulen në shesh: Na provokoi Rama, ishte në zyrë

20:48 - 01/09/26
Protestuesit rrethojnë hyrjen kryesore të Kryeministrisë, përplasen me efektivët e Policisë

Protestuesit rrethojnë hyrjen kryesore të Kryeministrisë, përplasen me efektivët e Policisë

20:37 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com