GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

5 vjet në tregun vendas, Dollari arrin nivelin më të lartë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
5 vjet në tregun vendas, Dollari arrin nivelin më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dollari amerikan preku sot nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Dollari u këmbye me 118.81 Lekë, niveli më i lartë prej vitit 2017. Që prej fundit të muajit gusht, kur kaloi pikën e paritetit ne Euron në tregjet ndërkombëtare, Dollari po qëndron në vlera më të larta se monedha Europiane edhe kundrejt Lekut.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, USD-LEK, në ndryshim nga ai EUR-LEK, nuk ndikohet shumë nga zhvillimet e tregut të brendshëm dhe është vetëm reflektim i kursit USD-EUR në tregjet ndërkombëtare. Duke qenë se Euro ngelet monedha e referencës për ekonominë dhe sektorin financiar shqiptar, kursi i këmbimit të të gjitha valutave të tjera përcaktohet nga raportet e tyre me Euron. Në javët e fundit, Euro po qëndron poshtë nivelit të 1 Dollari amerikan. Mesditën e të mërkurës, Euro këmbehej me 0.99 USD.

Dominimi i Dollarit në tregjet valutore në këtë periudhë po mbështetet njëkohësisht nga rritja e fortë e normave të interesit të Rezervës Federale, por edhe nga ecuria e mirë e ekonomisë amerikane. Në veçanti, treguesit e punësimit nuk po e vuajnë shumë inflacionin e lartë dhe shtrëngimin e shpejtë monetar të FED. Shëndeti i mirë i tregut të punës vlerësohet si një nga indikatorët më të rëndësishëm të performancës ekonomike. Ekspertët besojnë se tashmë goditja inflacioniste mund ta ketë arritur pikun e vet dhe mund të lëvizë drejt një rënieje të ngadaltë gjatë muajve të ardhshëm. Rezistenca e tregut të punës kanë forcuar pritshmëritë se Rezerva Federale nuk do të hezitojë të rrisë më tej normat e interesit, duke favorizuar një forcim të mëtejshëm të Dollarit.

Për ekonominë shqiptare, kursi i Dollarit ka një ndikim më të vogël krahasuar me atë të Euros, por sidoqoftë një Dollar i fortë ushtron presione rritëse në çmimet e karburanteve dhe lëndëve të para, që importohen kryesisht në monedhën amerikane.

Ndërkohë, kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një ecuri të qëndrueshme. Të mërkurën, Euro u këmbye me 117.73 Lekë, 0.08 Lekë më pak krahasuar me fundin e javës së kaluar. Pasi preku nivelet më të ulëta historike në sezonin veror, kursi i Euros ka shënuar një korrektim të lehtë në rritje në pjesën e fundit të gushtit dhe javën e parë të shtatorit. Për agjentët e tregut, tendencat e kursit të Euros në javët e fundit janë reflektim normal i zbehjes së efektit sezonal./Monitor

Etiketa: ekonomi

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Hapini “derën” telasheve, Mërkuri në retrogadë do të “fundosë” këto shenja të horoskopit

Hapini "derën" telasheve, Mërkuri në retrogadë do të "fundosë" këto shenja të horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com