GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama kapet me opozitën në Kuvend: Ju jetoni në planet tjetër

11:39 - 08/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kapet me opozitën në Kuvend: Ju jetoni në planet tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal fillimisht tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës. Rama theksoi se masat janë marrë me qëllim që të mos preket çmimi i energjisë në faturë për familjet dhe bizneset e vogla.

Gjithashtu, ai nuk kurseu përplasjet me opozitën duke u kapur me Enkelejd Alibeajn dhe deklaratën në Kuvend, duke i thënë se “jetojnë në planet tjetër”.

“Është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi sot, që qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afatmesëm në vend se të ndjekim nga pas krizën me paketa afatshkurtra. Ky është një shpenzim më i madh, por besojmë se kjo është rruga e duhur. Më bëri përshtypje parafolësi që ngriti një pyetje se  çfarë europiane ka sot në Shqipëri ku çmimet rriten. Jam i bindur që ju banoni në një planet tjetër, por nëse ka një gjë sot që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Është një situatë me të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i i ulëti në rajon. Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë që fundi do ta tregojë për të mos e prekur çmimin e energjisë në faturën e konsumatorëve dhe bizneseve të vogla”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur kritikëve lidhur me akuzat për menaxhimin e hidrocentraleve, Rama tha se Shqipëria nuk e siguron dot të gjithë nevojën vendase dhe i duhet të dalë në treg.

“Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase. Është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar dhe afektohet nga çmimi. Mbulesa e garantuar deri tani është 330 milion euro të shpenzuar. Parashikimi ynë që kjo shifër mund të shkojë shumë më lart. Ne jemi të përgatitur. Do të veprojmë me një riindeksim të pensioneve, do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të jetë efektiv për pensionistët qysh në muajin tetor. Në total 9.3 % indeksimin e pensioneve për këtë vit”, tha Rama.

Etiketa: AlibeajKryesore1kuvendOpozitaRama

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
“Ça ka ky mo që ulërin?”/ “Plas” mes Ramës dhe Bushatit: Injoranca ju ka sjellë këtu

“Ça ka ky mo që ulërin?”/ “Plas” mes Ramës dhe Bushatit: Injoranca ju ka sjellë këtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

12:06 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com