GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

 Irani hedh poshtë sistemin TIMS dhe uebin e Policisë së Shtetit, ja ultimatumi për efektivët kufitarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
 Irani hedh poshtë sistemin TIMS dhe uebin e Policisë së Shtetit, ja ultimatumi për efektivët kufitarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendi ynë po përballet me një tjetër sulm kibernetik të drejtuar nga hakerat e Iranit. Mësohet se sulmi nisi mbrëmjen e 9 shtatorit dhe kishte si objekt sistemin TIMS dhe faqen e Policisë së Shtetit, të cilat momentalisht janë jashtë funksionit.

Prej mbrëmjes së 9 shtatorit 2022 ka rënë sistemi TIMS dhe në të gjitha pikat kufitare janë krijuar radhë.

“Problemi ka nisur të premten e 9 shtatorit ora 22:00 kur fillimisht sistemi ka pasur ngecje, dhe është dashur fikja e ndezja e tyre. Ngecja dhe ngadalësimi ka nisur deri në orën 23:00 kur ka qenë e pamundur për të hyrë në sistem” informon gazetari i Ora Neës, Edison Vatnikaj.

Deri në këto momente në të gjitha pikat kufitare po punonet me regjistra. Ora Neës mëson se të gjithë policëve të kufirit u është kërkuar të dalin në punë me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve nëpër pika kufitare.

Ekspertët e IT në qeverinë Rama por dhe në ndihmë të ekspertëve të huaj po punojnë për rikthimin e sistemit.

Nuk dihet dëmi që është shkaktuar nga sulmi kibernetik.

Çfare ndodhi?      

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare u pajtuan – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.

Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.

Më 7 shtator 2022 Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi u konfirmua se sulmi kibernetik në sistemin dixhital të Shqipërisë ishte organizuar dhe sponsorizuar nga Irani.

 

Lajme të lidhura

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26
Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë
Aktualitet

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë
Aktualitet

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Para
Rënia e sistemit TIMS, detajet, sulmi i Iranit si ai i 15 korrikut, ja masat e marra

Rënia e sistemit TIMS, detajet, sulmi i Iranit si ai i 15 korrikut, ja masat e marra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26

Garda Civile ka arrestuar në Shqipëri një person të dyshuar për atentatin me armë të ndodhur më 21 qershor 2024...

Lexo më shumë
Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

21:46 - 16/07/26
Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

21:03 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com