GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ku(r) do të ndalet sulmi ndaj Shqipërisë?

16:30 - 10/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës ndaj Shqipërisë, por me siguri nuk do të jetë i fundit. Ky sulm kibernetik nuk është punë “hackerash”, që kërkojnë gjoba, por është akt lufte i Iranit si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes së opozitës iraniane dhe ndërprerje së marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve.

Qindra – mijëra qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbetën të bllokuar sot në pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroportin kryesor të vendit për shkak të agresionit kibernetik me adresë Iranin. Por askush nuk mund të thotë se më e keqja ka kaluar.

Bllokimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufijtë e Shqipërisë është këmbanë alarmi për atë që mund të vij më pas. Pas bllokimit të AKSH-it, hakerimi i sistemit TIM-s është sinjali se ky është vetëm fillimi… Mesazhi në të dy rastet lidhet me strehimin që Shqipëria i ka ofruar opozitës iraniane. Pamjet që tregojnë hackerimin e kamerave të sigurisë në aeroportin Nënë Tereya dëshmojnë se armiku përballë nuk është i zakonshëm dhe beteja me të nuk do të jetë e lehtë.

Në kushtet kur puna dhe shërbimet po zhvendosen on line është krejt e mundshme që lufta të vijojë të jetë kibernetike, por nuk përjashtohet që aktet terroriste të shtrihen si ndaj anëtarëve të MEK në Shqipëri ashtu edhe ndaj popullatës civile. Nuk përjashtohet edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike të vendit (energjia, digat, ujësjellësat).

Pyetja nuk është më a do të ketë më sulme, por ku(r)? Nëse nuk kemi ekspertizën e duhur për sigurinë digjitale, duhet të përgatitemi për sigurinë fizike.

Ngjarjet që po ndodhin nuk kalohen me njoftime në rrjete sociale, me frazën se “po punojmë me partnerët” apo me lajme me tis paniku, por me marrjen e veprimeve urgjente si për sigurinë digjitale, ashtu edhe për sigurinë fizike.

Kjo nuk është lojë!

Krahas mbështetjes që vjen nga aleatët (kryesisht nga SHBA), është koha për të nxjerrë me shpejtësi mësime nga sulmet e fundit kibernetike. Siguria digjitale duhet marrë seriozisht. (çka do të thotë se është e pafalshme që tenderat për sigurinë digjitale të trajtohen si tendera rrugësh ku si rregull përjashtojmë kompanitë ndërkombëtare).

Në këtë “luftë” nuk jemi vetëm. Si vend anëtar i NATO-s gëzojmë mbrojtjen kolektive të nenit 5 (kur një vend anëtar sulmohet, janë sulmuar automatikisht edhe 29 anëtarët e tjerë të Aleancë) Por lufta e shpallur është asimetrike. Nuk është lufta klasike ku ushtria armike dhunon territorin, apo hapësirën ajrore e detare, por një grup individësh ndoshta me bazë në një vend të tretë agresojnë on- line dhe sjellin dëme të pallogaritshme për vendin.

Në samitin e NATO-s në 2016, Aleatët, krahas ajrit, tokës dhe detit, shpallën hapësirën kibernetike një domen të ri operacional.

Aktivizimi i nenit 5 si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kibernetik u përsërit edhe vjet në Komunikatën e Samitit Brukselit, ndonëse vlerësimi për këtë situatë bëhet rast pas rasti. Aleanca është fat për ne, por Aleanca është për të shtuar forcën dhe jo për të rritur dobësinë. Nuk mundet që për çdo gjë të presim zgjidhjen nga aleatët.

Pa pritur se çfarë do të bëjnë aleatët, disa detyra shtëpie mund të bëhen:

monitorimi i situatës, ngritja e një Task Force për monitorim, koordinim dhe veprim, rritja e gadishmërisë në objekte me rëndësi strategjike, ndërgjegjësimi i opinionit publik, administratës dhe biznesit, planifikimi i burimeve njerëzore dhe financiare, si dhe një strategji afat shkurtër dhe afat gjatë për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë.

Presidenti, edhe si ish ushtarak duhet të kishte mbledhur ndërkohë Këshillin e Sigurisë Kombeëtare. Hezitimi dhe vonesat për të vepruar dëshmojnë se e gjitha çfarë po ndodh nuk po merret seriozisht.

 

Etiketa: Lutfi DervishiopionionShqiperiasulmi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
“Të paktën këtij…”/ Artan Hoxha nuk i ndahet Ervis Martinajt, mesazhi i koduar në varrin e Escobar

“Të paktën këtij...”/ Artan Hoxha nuk i ndahet Ervis Martinajt, mesazhi i koduar në varrin e Escobar

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com