GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mesazhi ngushëllues për familjen mbretërore, gafa e Presidentit Begaj: Monarkitë duken si…

11:00 - 11/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhi ngushëllues për familjen mbretërore, gafa e Presidentit Begaj: Monarkitë duken si…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i vendit Bajram Begaj, që mori detyrën si kreu i lartë i shtetit pak muaj më parë ka bërë një gafë në letrën drejtuar për Mbretin Charles III për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II.

Në një mesazh ngushëllues, ndër të tjera thuhet se mbretëritë janë forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara. Pra për Presidentin Bajram Begaj monarkitë duken forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

“Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj, e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën.”

Megjithatë në botë madje edhe në shtetet më të zhvilluara evropiane ekzistojnë ende monarkitë pavarësisht formës së qeverisjes demokratike.

Përmendim këtu: Britania e Madhe, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Monako, Lihtenshtajni, etj. Ai ka bërë edhe një gafë tjetër pasi e quan Mbretëreshën Elisabeth II “Shkëlqesia e Saj”, titull që nuk përdoret për monarkët, jo në Shqipëri, por askund në botë.

“Madhëria Juaj

Me keqardhje të thellë ju drejtohem për humbjen e Mbretëreshës se dashur, Madhërisë së Saj Elisabeta II. Në këto momente hidhërimi, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë popullit shqiptar, shpreh ngushëllimet tona më të ndjera për Familjen Mbretërore, gjithë nënshtetasit e Madhërisë së saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë Komanuelthin.

Mbretëresha Elisabeta do të mbetet në histori dhe në kujtesën e se gjithë brezave, si personifikimi më shembullor i shtetarit të përkushtuar deri në çastet e fundit, ndaj vendit, detyrës dhe misionit, që historia i ngarkoi që në moshe të re.

Ajo mbretëroi me dinjitet të pakrahasueshëm, për plot 70 vite jo të lehta për Mbretërinë e Bashkuar dhe u përball me sfida të vështira, që nga shpërbërja e Perandorisë, e konfliktet e tejzgjatura me Irlandën e Veriut, Brexit, etj., por ia doli gjithmonë të ruaj paanshmërinë, të kultivojë marrëdhënie të shkëlqyera me udhëheqës të shumtë global dhe të kontribuojë për paqen dhe përparimin në vend dhe në mbarë botën duke fituar në mënyrë të natyrshme admirimin e të gjithëve.

Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën. Sot, të gjithë ne jemi pranë jush me mendime dhe lutje për shpirtin e saj dhe trashëgiminë e rrallë, që Ajo i Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, vendit të Saj dhe gjithë Njerëzimit. I përjetshëm qoftë kujtimi i saj.”

Etiketa: Bajram Begaj

Lajme të lidhura

Një urë për të ardhmen
Aktualitet

“Mali i Zi merr ‘OK’, Shqipëria rri në pritje”, Ditmir Bushati: Pa luftë reale ndaj korrupsionit, nuk ka BE

07:52 - 29/04/26
Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA
Breaking Views

Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

20:52 - 28/04/26
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ
Breaking Views

Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ

16:30 - 28/04/26
Para
Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 19-vjeçarja rrëfen momentin prekëse: Pash kokën e…

Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 19-vjeçarja rrëfen momentin prekëse: Pash kokën e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme
Kosovë & Rajon

Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

07:56 - 29/04/26

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Papërgjegjshmëria politike po e zhyt në krizë shtetin më të ri në Europë,...

Lexo më shumë
Një urë për të ardhmen

“Mali i Zi merr ‘OK’, Shqipëria rri në pritje”, Ditmir Bushati: Pa luftë reale ndaj korrupsionit, nuk ka BE

07:52 - 29/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

07:33 - 29/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 29 Prill 2026

07:30 - 29/04/26
Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian

23:31 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com