GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një javë nga zhdukja e Martinajt/ Policia e Shtetit në “vend numëro”, injoron ultimatumin e Ramës

11:42 - 12/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ervis Martinaj u zhduk pa gjurmë në zonën e Shijakut, ja kë takoi atje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është vrarë apo është gjallë dhe çdo gjë është inskenuar për t’u fshehur nga kundërshtarët? Kjo është pikëpyetja që ka shoqëruar prej një jave hetimet për zhdukjen e mistershme të të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, ose siç konsiderohet ndryshe si mjeshtri i “lojërave të fatit”.

Disa ditë më parë kur u vendos edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kryeministri Rama dha ultimatum për të zbuluar dhe për të gjetur gjurmët ë te shumëkërkuarit.

Kryeministri tha konkretisht: Nëse është vrarë (Ervis Martinaj  sh.r), thoni që është vrarë, nëse nuk është vrarë gjejeni dhe dërgojeni para drejtësisë!

Pavarësisht se kryeministri u duk i prerë në urdhrin e tij, policia nuk di të thotë ende se çfarë ka ndodhur me të cilësuarin “mbreti i lojërave të fatit”, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë që prej fillimit të muajit gusht.

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Policia nuk ka një version zyrtar në lidhje me çfarë ka ndodhur me të, megjithatë në media deri më tani kanë dalë dy versione kryesore. Një pjesë e gazetarëve të kronikës raportojnë duke iu referuar një videoje që ata thonë se e kanë parë, se Ervis Martinaj është kapur nga kundërshtarët e tij dhe është ekzekutuar. Ndërkohë, versioni tjetër lidhet me një skenar në lidhje me zhdukjen e tij me qëllim shmangien nga policia e cila e kishte shpallur në kërkim, por edhe prej kundërshtarëve pas vrasjeve të fundit në rrethin e tij shoqëror.

“Tërmeti”

Largimi nga terreni i Ervis Martinajt, qoftë i eliminuar fizikisht apo i zhdukur vetë duket se ka krijuar një realitet të ri në botën e krimit të organizuar në vend, të cilët qarkullojnë qindra miliona euro dhe kanë të infiltruar persona të tyret në polici dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Bëhet fjalë për nivele tepër të larta të krimit të organizuar, të cilët mund të kërcënojnë edhe njerëzit e afërt të ministrave apo kryeministrit.

Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?

Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013. Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend.

Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.

Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare.

Etiketa: Ervis MartinajKryesore1

Lajme të lidhura

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri
Aktualitet

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”
Aktualitet

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

18:46 - 26/03/26
E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji

16:58 - 26/03/26
Para
Horoskopi 27 korrik: Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Tre shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të shkëlqyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit
Breaking Views

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit

19:34 - 26/03/26

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova zbret në fushë këtë mbrëmje ku luan fatin e saj për në Botërorin 2026. “Dardanët”...

Lexo më shumë
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

19:25 - 26/03/26
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26
Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

18:57 - 26/03/26
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

18:46 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com