GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Përmbushni objektivat në 100 ditë”, Rrumbullaku mbledh strukturat e policisë: Dilni punoni në terren

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Përmbushni objektivat në 100 ditë”, Rrumbullaku mbledh strukturat e policisë: Dilni punoni në terren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur sot në takim strukturat e drejtorive vendore të Policisë Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Lezhë dhe Shkodër, si dhe me strukturat e drejtorive vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Ai ka kërkuar ndryshim të vizionit dhe sjelljes në komunitet dhe në luftën ndaj krimit. “Kërkoj impenjim maksimal dhe profesional, për hetime të thelluara, duke bashkëpunuar me prokuroritë respektive dhe agjencitë ligjzbatuese.

Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë.Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura”, ka deklaruar ai.

Deklarata e plotë e Rrumbullakut:

“Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, realizimi i detyrave, prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara më parë dhe atyre të vendosura në kuadër të 100 ditëve, do të jenë të vetmit faktorë që do të përcaktojnë vijimesinë tuaj në detyrë.

Ndryshoni menjëherë metodologjinë e punës, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit, mos komandoni nga zyrat por dilni në terren, kontrolloni, mbështesni, ndihmoni dhe orientoni shërbimet që keni në varësi, për të përmbushur sa më mirë detyrën në shërbim te qytetarëve.

Kërkoj impenjim maksimal dhe profesional, për hetime të thelluara, duke bashkëpunuar me prokuroritë respektive dhe agjencitë ligjzbatuese. Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë. Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve nakotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura.

Grumbulloni informacion për lokalizimin dhe mundësoni kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri ose me lëndë narkotike. Krimi ekonomik të zhvillojë hetime proaktive kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Të përmirësohet sa më parë komunikimi i shërbimeve të Rendit dhe i shërbimeve të Policisë Rrugore, me qytetarët.

Policia Rrugore të vërë në përdorim teknologjinë dhe të shmangë kontaktet me përdoruesit e rrugës. Monitoroni akset rrugore nacionale, rurale dhe qendrat e banuara, me mjetet inteligjente dhe ndëshkoni maksimalisht shkeljet që janë burim potencial për ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin.

Të ndiqen me rigorozitet dhe të trajtohen me përgjegjshmëri e profesionalizëm rastet e dhunës në familje, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim parandalimin e krimit në familje.

Të trajtohen me seriozitet ankesat dhe problematikat që adresojnë qytetarët deri në zgjidhjen e tyre, si dhe të informohen qytetarët për zgjidhjen e ankesës apo për mënyrën si duhet adresuar ankesa e qytetarit që të gjejë zgjidhje.

Të merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla, duke zbatuar me përpikmëri planin e masave për këtë qëllim. Të bashkëpunohet me stafet drejtuese të shkollave, oficërët e sigurisë në shkolla, psikologët dhe bordet e prindërve, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve kriminale në ambientet e shkollave, si dhe për zgjidhjen në kohë të konflikteve midis nxënësve apo midis tyre dhe personave të jashtëm.

Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore të jenë ndër prioritetet parësore të punës së strukturave vendore të Policisë.

Të luftohen krimet ndërkufitare, ato që mund të zhvillohen nëpërmjet detit, kufirit të gjelbër apo nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Të rritet efikasiteti i goditjes së veprimtarive kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të mjeteve motorike, kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët hyjnë ilegalisht në vendin tonë, përmes kufirit të gjelbër me shtetin grek.”

Etiketa: permbushni objektivatPoliciaRrumbullaku

Lajme të lidhura

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë
Aktualitet

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Para
“Fabrikë kanabisi”, arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të PS-së

Vodhën energji për kultivim droge, kompania elektrike u kërkon shumën marramendëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com