Ende vijojnë kërkimet për gjetjen e 27-vjeçarit, Meledin Adili i cili humbi gjurmët 10 ditë më parë teksa kishte dalë në mal për të mbledhur boronica.
Autoritetet gjetën disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut, ku janë shtrirë kërkimet por sipas Nehbi Sjecës, Kryetar i Federatës së Kalerimit të Kosovës ato nuk i përkisnin Meledinit.
“Kemi gjetur disa shenja. Nje jakne(xhup),një torbë(çantë).I kemi derguar tek banoret me lajmëru nëse janë të Meledinit.Por si duket nuk ishin te tij pasi edhe banorët thane se nuk janë të tijat.Ne do te vazhdojmë kërkimet sat të jetë e mundur”, tha Sjeca për mediat.
Fetah Dalaci i afërm i familjes Adili duke folur për Report Tv, shprehet se i gjithë fshati dhe policitë e dy vendeve prej 10 ditësh janë në kërkim të Meladinit. Ai kërkon gjithashtu që Policia të verifikojë dhe tabulatet telefonike të 27-vjeçarit.
“Policia ka qenë. Edhe ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, Forcat e Ushtrisë së Kosovës, Vullnetarë, Alpinistë, Ekipi i Skive të Kosovë ka qenë. Edhe policia jonë ka qenë me qen kufiri e dron. Asnjë shenjë e asnjë gjurmë. I gjitha fshati që ditën e parë kemi kërkuar deri në orën 2:30 të natës. Asnjë shenjë as një sinjal. Në bjeshkë ka patur humbje të personave ka patur dhe maksimumi për tre ditë janë gjetur. O gjindet njeriu o gjindet kufoma. Por si rasti ynë nuk ka bërë vaki. Mos gjetja e asnjë shenje na mban me shpresë që të jetë gjalllë.Ka patur shumë gjera me vete,bidonin,plasmasin dhe kreherën për mbledhjen e boronicave.Si do që të ishte diçka do të kishte ngelur.Ka patur raste kur kane humbur 10 euro dhe janë gjetur mbas 4 ditësh, kur është bërë kërkimi.Është gjetur 10 euro dhe nuk është gjetur njeriu. Ne nuk kemi anjë shpjegim. Varianti jonë për jetesë është bjeshka. Ne s’kemi punë tjetër. Fshati është pa punë. Edhe një bereqet që e bëjmë nuk ka lekë. Nëse ka shtet të verifikohet telefoni. Ai ka telefonin me vete. Nëse ka një sistem që mund të gjindet me GPS ose policia të planifikojë diçka. Ka pasur telefonata. Nga vijnë këto telefonata, si vijnë. Ndoshta policia vepron. Pistat e saj ne nuk i dimë. Ne dimë pistën tonë e cila është të kërkojmë bjeshkët. Thirrja jonë është që shteti të vë pak dorë. Punën e argatit e vullnetare e bëjmë ne”, tha Dalaci.
Kërkimet për të humburin Meledin Adili janë duke vazhduar ende. Në kërkim janë përfshirë policia dhe ushtria e Kosovës, njësitet speciale të Policisë së Kosovës, banorë të Borjes, vullnetarë nga Restelica, Brodi, Globoçica, Krusheva, Zlipotok dhe vendbanimet tjera malore te Dragashit.
27-vjeçari, Meledin Adili humbi gjurmët më 3 shtator dhe prej asaj dite familja ende nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e tij. Meledini doli si çdo ditë për të mbledhur boronica por ajo e 4 shtatorit nuk ishte si të tjerat pasi ai nuk u kthye më në shtëpi. Miqtë dhe familjarët bëjnë thirrje që të intesifikohen kërkimet ndërkohë që kërkojnë që Policia të kontrollojë dhe tabulatet telefonikë të 27-vjeçarit pasi në momentin kur ka humbur gjurmët ai e ka pasur telefonin me vete. Pak ditë më parë Policia gjeti disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut por pas verifikimeve rezultuan se nuk i përkisnin atij.
Discussion about this post