GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria, show me 2 pallatet pa leje! Prokuroria: S’ka kallëzim, po hetojmë vetëm Lul Morinën

në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria, show me 2 pallatet pa leje! Prokuroria: S’ka kallëzim, po hetojmë vetëm Lul Morinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Ndërsa kanë kaluar 6 ditë nga momenti kur zv/kryeministrja Belinda Balluku reklamoi prezencën e një pallati 9-katësh, ndërtuar pa leje në zonën e “Liqenit të Thatë”, policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë marrë asnjë kallëzim për këtë rast paligjshmërie të bërë publik nga vetë qeveria.

Ndryshe nga rastet e tjera kur organet e hetimit konstatojnë paligjshmërinë, qoftë nëpërmjet medias apo përmes rrjeteve sociale dhe nisin hetimet kryesisht, në këtë rast hetimet kanë nisur 6 ditë me vonesë. Askush nga policia dhe prokuroria më parë s’ka nguruar të marrë masa për dy ndërtimet pa leje të denoncuara nga vetë zyrtarë të qeverisë.

Mësohet se e njëjta situatë, e mos ushtrimit të ndjekjes penale për sa i përket “Ndërtimit pa leje” për qëllimi përfitimi, ka ndodhur edhe në rastin e biznesmenit, Pëllumb Salillari. Ky i fundit u denoncua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, se kishte ndërtuar dy kate pallati pa leje, duke sjellë shkeljen e kondicioneve urbanistike të miratuara në lejen e lëshuar për këtë subjekt nga Bashkia e Tiranës.

Por çuditërisht nuk ka një hetim të regjistruar nga prokuroria ndaj këtij subjekti. Fakti i mos ushtrimit të ndjekjes penale nga prokuroria e Tiranës për rastet në fjalë, konfirmohet për dhe nga vetë akuza e kryeqytetit e cila shprehet se:

”…për sa i përket publikimeve dhe të dhënave të marra nga mediat, në lidhje me një tjetër ndërtim pa lejë në zonën e “Liqenit të Thatë” nga shtetasi Jurgen alias Lulzim Morina, prokuroria nuk ka asnjë material të referuar më parë…”.

Por megjithëse organi i akuzës është njohur mediatikisht me shkeljen dhe veprimtarinë kriminale të Lulzim Morinës dhe Pëllumb Salillarit, pas 6 ditësh ka nisur hetimet kryesisht vetëm ndaj subjektit ndërtimor “Xheluks Construksion”. Sipas akuzës ekziston vetëm një procedim penal me Nr.4144 për “Ndërtim pa lejë” ndaj Lulzim Morinës. Kjo dosje është regjistruar mbi bazën e një materiali të mbërritur nga komisariati nr.1 në muajin Maj 2021, ku evidentohet fakti se:

”…në rrugën e Ullishteve, njësia administrative nr.13 është konstatuar kryerja e punimeve ndërtimore në një objekt 7 katësh mbi tokë dhe një nën tokë. Objekti ndërtohej në pronën e Sh.G dhe se nga verifikimet paraprake janë konstatuar punime shtesë, në ndryshim me ato punime që ka miratuar në lejen e vitit 2018 bashkia Tiranë për subjektin “Xheluks Construksion…”.

Ky hetim prej 16 muajsh qëndron i hapur në prokurorinë e Tiranës dhe sot e kësaj dite nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare për ndërtim pa leje ndaj biznesmenit Lulzim Morina. Ndërsa tashmë këtij hetimi me nr.4144 i është bashkuar dhe një dosje penale e nisur kryesisht për ndërtimin pa leje të pallatit 7 katësh. Lidhur me këtë procedim mësohet se po nga komisariati nr.1 në vitin 2021 ka mbërritur një material i dytë për ndërtim pa leje, pasi policia ka konstatuar se kompania e Morinës shtronte me beton një pjesë oborri të pallatit. Ky denoncim është konsideruar nga prokuroria si jo i bazuar në ligj duke sjellë pushimin e çështjes.

©Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
Para
Hakerat iranianë “shpëtojnë” qytetarët nga gjobat, policia në kaos pas sulmit kibernetik

Hakerat iranianë "shpëtojnë" qytetarët nga gjobat, policia në kaos pas sulmit kibernetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş