GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Nga depresioni tek ankthi, ja si ndikon koha e ngrënies tek shëndeti mendor

23:37 - 14/09/22
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga depresioni tek ankthi, ja si ndikon koha e ngrënies tek shëndeti mendor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i ri ka zbuluar se koha e ngrënies së ushqimit, mund të ndikojë mbi shëndetin mendor të njerëzve, përfshirë nivelet e humorit të lidhura me depresionin dhe ankthin.

Ekspertët nga “Brigham and Women’s Hospital”, kryen një studim që simulonte punën gjatënatës, dhe më pas testoi efektet e të ngrënit gjatë ditës dhe natës, përkundrejt ngrënies vetëm gjatë ditës.

Ekipi zbuloi se midis pjesëmarrësve në grupin që hante ditën dhe natën, nivelet e humorit të ngjashëm me gjendjen depresive u rritën me 26 për qind, ndërsa nivelet e humorit të ngjashme me ankthin 16 për qind. Pjesëmarrësit në grupin e atyre që hanin vetëm gjatë ditës nuk e përjetuan këtë rritje, gjë që sugjeron se koha e ngrënies mund të ndikojë shumë nëluhatjen e humorit tek njerëzit.

Rezultatet e studimit u publikuan në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

“Të dhënat tona ofrojnë prova në lidhje me kohën e ngrënies së ushqimit, si një strategji e re për të minimizuar potencialisht luhatjen e humorit tek individët që përjetojnë mospërputhje qarkore, siç janë njerëzit që punojnë në turnin e natës, që përjetojnë vonesa në udhëtimin me avion apo që vuajnë nga çrregullime të ritmit cirkadian“- deklaroi njëri nga ekspertët FrenkShir, Drejtor i Programit të Kronobiologjisë Mjekësore në Divizionin e Gjumit dhe Çrregullimeve Cirkadiane në “Brigham and Women’s Hospital”.

Punëtorët me turne, përbëjnë deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në shoqëritë industriale,dhe janë direkt përgjegjës për shumë shërbime spitalore, punët në fabrika dhe shërbimet etjera thelbësore. Ata përjetojnë shpesh një mospërputhje midis orës së tyre qendrore cirkadiane në tru dhe sjelljeve të përditshme, si ciklet e gjumit/zgjimit dhe agjërimit/ngrënies. Ata janë gjithashtu 25–40 për qind më të rrezikuar të preken nga depresioni dhe ankthi. Për të kryer studimin, Shir dhe kolegët rekrutuan 19 vullnetarë (12 burra dhe 7 gra) për studimin e tyre. Pjesëmarrësit u detyruan të qëndronin për 4 “ditë” 28-orëshe nën një mjedis të ndriçuar nga një dritë e zbehtë.

“Ditën e katërt, ciklet e tyre të sjelljes u përmbysën me 12 orë, duke simuluar punën e natës dhe duke u shkaktuar mospërputhje në ritmet cirkadiane. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në njërin nga dy grupet:Grupi i Kontrollit i Vakteve të Ditës dhe Natës, që konsumonte ushqim sipas një cikli 28-orësh (pra ngrënie gjatë natës dhe ditës, gjë që është tipike për punëtorët qëturnit të natës) dhe Grupi i Ndërhyrjes vetëm për Vaktet Ditore, që konsumonte vakte në një cikël 24-orësh (pra duke ngrënë vetëm gjatë ditës).

Ekipi vlerësoi çdo orë nivelet e humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin. Ai zbuloi se koha e vaktit ndikonte ndjeshëm në nivelet e humorit të pjesëmarrësve. Gjatë ndërrimit të simuluar të turneve (dita 4), ata që ishin në Grupin e Kontrollit të Vakteve të Ditës dhe Natës,kishin nivele të humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin, krahasuar me ditën e parë.

Ndërkohë ata në grupin e dytë nuk treguan asnjë ndryshim në humorin e tyre. Gjithsesi,kërkohen studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ndryshimet në kohën e ngrënies, mund të ndihmojnë ata që përjetojnë çrregullime depresive dhe të ankthit./Bota.al

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Kthjellime dhe shira në disa zona, parashikimi i motit për sot

Alternime vranësirash, si do të jetë moti për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com