GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu tha se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.

Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit. Zyrtari i lartë i kësaj partie, Borko Stefanoviq, u tha gazetarëve se raporti nuk përmban propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

Etiketa: raportSerbi

Lajme të lidhura

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Para
Operacion blic në Tiranë/ Zbulohet fugoni me mallra e veshje kontrabandë, në kërkim pronari

Operacion blic në Tiranë/ Zbulohet fugoni me mallra e veshje kontrabandë, në kërkim pronari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të bujshëm gjatë konventës së republikanëve në Dallas, në kuadër të përgatitjeve...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com