GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

14-vjeçarja e zhdukur prej 7 ditësh, alarmohet familja e shqiptares në Greqi

12:13 - 15/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë, 27-vjeçari shqiptar bën për spital gruan, fqinji i dërgon policinë në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 14-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 7 ditësh në ishullin Kos në Greqi. Familjarët e adoleshentes me origjinë shqiptare kanë humbur gjurmët me 14-vjeçaren që prej 9 shtatorit.

Ndërkohë prindërit e adoleshentes pretendojnë se e bija është rrëmbyer nga një 20-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare. Sipas prindërve të 14-vjeçares, adoleshentja është larguar nga ishulli bashkë me 20-vjeçarin. Ata pretendojnë se mund ta ketë çuar adoleshenten në Athinë.

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe babai i 20-vjeçarit, i cili është thirrur për të dëshmuar në polici. Megjithatë autoritetet greke nuk kanë asnjë informacion konkret për vendndodhjen e adoleshentes shqiptare. Zhdukja e 14-vjeçares është denoncuar nga nëna e saj më 11 shtator 2022.

E ëma e adoleshentes ka thënë se të bijën e ka parë për herë të fundit të premten, datë 9 shtator 2022 në orën 07:00 kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në një punë.

Në orën 08:30 ajo ka folur me të në telefon dhe i ka thënë se do të shkonte në plazh me shoqet e saj. E ëma e telefonoi sërish në orën 15:30 në celularin e një shoku që e dinte se ndodhej me të bijën dhe i tha të kthehej në shtëpi. Që atëherë ajo nuk ka mundur të kontaktojë më me të.

Ndërkohë me datë 11.09.2022, pasdite, një 49-vjeçar shqiptar ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Kos, ku ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me të miturën në një vend të panjohur.

Ai ka bërë me dije se më 10 shtator 2022, djali i tij i ka thënë se është me të miturën, dhe se  është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ajo nuk dëshiron të kthehet në shtëpi . Që prej asaj dite 20-vjeçari nuk ka kontaktuar më me babanë. Sipas dimokratiki.gr, nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari ka udhëtuar në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga Kos në drejtim të Pireut.

Etiketa: adoleshentearrestimeGreqirrembime

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Planifikuan një atentat, shqiptarët dërgohen me anti-plumb në Prokurorinë greke

Planifikuan një atentat, shqiptarët dërgohen me anti-plumb në Prokurorinë greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com