GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vlen 1 milion dollarë, SHBA i rikthen Izraelit monedhën e rrallë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlen 1 milion dollarë, SHBA i rikthen Izraelit monedhën e rrallë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë përsipër që ti kthejnë Izraelit një monedhë të rrallë. Sendi daton që nga një rebelim hebre kundër sulmit romak, të ndodhur rreth 2000 vjet më parë.

E krijuar në vitin 69 pas Krishtit, monedha vlerësohet me një shumë mbi 1 milionë dollarë. Informacionin e konfirmon zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan, institucion i cili priti objektin me anë të një ceremonie riatdhesimi në Nju Jork këtë javë.

Lëvizja vjen 20 vjet pasi autoritetet izraelite mësuan për herë të parë, nëpërmjet informatorëve, se monedha argjendi ishte zbuluar nga grabitësit e antikiteteve në Luginën Ella, në jug të Jerusalemit. Besohet se është një nga një sasi të vogël monedhash të gjetura nga hajdutët në zonë, e cila është shtëpia e shumë siteve të rëndësishme arkeologjike.

Hetuesit thonë se monedha hyri në tregun e zi përpara se të kontrabandohej në Mbretërinë  e Bashkuar përmes Jordanisë ku më pas u eksportua në SHBA duke përdorur dokumente false. Në vitin 2017, oficerët e Sigurisë Kombëtare kapën monedhën në Denver, Kolorado, ku do të ofrohej në ankand.

Monedha daton në vitin e katërt të Revoltës së Parë Hebraike, e njohur gjithashtu si Revolta e Madhe Çifute, e cila filloi në vitin 66 pas Krishtit. Romakët kishin lejuar që disa monedha vendase të preheshin dhe të qarkullonin në pjesë të perandorisë së tyre, përfshirë Judenë. Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) tha se udhëheqësit rebelë goditën “motivet hebraike” mbi monedhat perandorake, duke mbuluar kështu fytyrën e perandorit. Një deklaratë për shtyp e IAA e përshkroi këtë akt si “një deklaratë të pavarësisë nga hebrenjtë në tokën e Izraelit, një deklaratë kundër perandorisë së fuqishme që qëndronte përpara tyre”.

IAA tha se është në dijeni vetëm për një çerek shekel tjetër të ngjashëm, një monedhë të blerë nga Muzeu Britanik në vitet 1930. Ajo beson se janë “rreth tre” të tjera që qarkullojnë në tregun e zi.

Në ceremoninë e riatdhesimit të monedhës morën pjesë disa zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë ambasadorin e vendit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan. Në një deklaratë, drejtori i IAA, Eli Eskosido e përshkroi kthimin e artikullit si “fillimin e një tendence shumë pozitive dhe të rëndësishme për restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore”.

 

Lajme të lidhura

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave
Aktualitet

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Para
Vjen lajmi i mirë për tifozët bardhezi, ja kur do rikthehet Chiesa

Vjen lajmi i mirë për tifozët bardhezi, ja kur do rikthehet Chiesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com