GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dash Sula sulmon qeverinë: Pritet të ndajë 500 mln euro me klientët e saj

19:34 - 17/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dash Sula sulmon qeverinë: Pritet të ndajë 500 mln euro me klientët e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka sulmuar ashpër qeverinë.

Sipas tij të ardhurat shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve pritet të jetë 500 milionë euro, por ato para ky kabinet do i ndajë me klientët dhe nuk do të mbetet më asgjë për qytetarët.

Ligjvënësi i djathtë shtoi se ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Reagimi i plotë:

Më 6 qershor të këtij viti kam publikuar këtu në adresën time të facebook një grafik të Bankës Botërore ku theksonte se paketa që përfshin mbështetjen kundër krizës së ushqimeve në Shqipëri ishte sa 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Maqedonia e Veriut kishte paketën më të madhe antikrize me 3.6 për qind të PBB, ku një pjesë e saj 1.5 % ishte në formën e përjashtimeve nga taksat, 0.3% përfitime sociale dhe 1.9 për qind subvencione të drejtpërdrejta.

Serbia akordoi 2 % të PBB për paketën e krizës së çmimeve ku 1 për qind ishin pagesa sociale dhe 1 % përjashtime nga taksat. Kosova dha gjithashtu 0.7% të PBB-së së saj ku, 0.3 % ishin subvencione dhe 0.4% e PBB-së ishin transferta sociale.

Ne ishim vendi i fundit në rajon dhe në Evrop sigurisht për ndihmën e akorduar nga qeveria për qytetarët e vetë. Ndërkohë gjatë gjithë verës edhe ajo ndihmë në formë lëmoshi 30 mijë lek në muaj u hoq fare, sikur në verë të mos kishte krizë. Ndërkohë që statistikat tregonin se inflacioni ndryshonte nga mëngjesi në darkë.

Në fillim të Shtatorit nisi propaganda për paketën e radhës por që në fakt rezultoi një tallje e madhe. Rama nuk ua dha më as atë 30 mijë leksh pensionistëve dhe familjeve në nevojë, por u shtoi atyre vetëm 330 lek të vjetër në ditë. Me çmimet e reja, Rama shtoi vetëm 3 te prera buke në sofren e pensionistëve.

Kryeministri tentoi të manipulonte opinionin publik sot në shfaqjen e radhës, por çështja është ekonomike dhe në fund të ditës pensionistët e ndiejn se me atë pension nuk mund të marin as bukën e jo më të mendojnë për gjellën shoqëruese.

Smund ta krahasoj veten me Kosovën. Sepse vëllezrit tanë edhe pse si shtet më të varfër se ne, pensionistëve i japin 100 euro në muaj shtesë ndërsa Rama 12 euro shtesë në fund të muajit.

Siç e ka konfirmuar vet ministrja Ibrahimaj, të ardhurat shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve pritet të jetë 500 milionë euro, por ato para kjo qeveri do i ndaj me klientët ndaj nuk mbeten për qytetarët.

Ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me vendet e tjera të Rajonit. Kjo është e vërteta.

Etiketa: Dashnor SulaPartia DemokratikePolitike

Lajme të lidhura

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Para
E rëndë në Itali/ Moti i keq i merr jetën 47-vjeçarit, nuk gjendet nëna dhe vajza e mitur

E rëndë në Itali/ Moti i keq i merr jetën 47-vjeçarit, nuk gjendet nëna dhe vajza e mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26

Media turke Atik ka publikuar një artikull ku e quan kryeministrin Rama, një "klloun të pakëndshëm" dhe kritikon takimin e tij me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com