GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Moti i keq dhe rrufetë godasin stadiumin, Lady Gaga përlotet para shfaqjes

15:52 - 18/09/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq dhe rrufetë godasin stadiumin,  Lady Gaga përlotet para shfaqjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lady Gaga u detyrua të ndalonte koncertin e saj të fundit në turneun Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë. Këngëtarja po i afrohej fundit të shfaqjes së saj kur rrufetë filluan të godasin rreth stadiumit Hard Rock në Miami.

“Ne thjesht duhet ta ndalim koncertin për një minutë”, u tha ajo 65.000 njerëzve që ndodheshin në stadium, duke i këshilluar ata që “të qëndronin të qetë teksa lëviznin në zonën e brendshme”.

Edhe pse Lady Gaga kishte shpresuar se stuhia do të kalonte, koncerti përfundimisht u anulua.

Ylli i popit me lot në sy u kërkoi falje fansave në një postim në Instagram.

“Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim koncertin sonte në Miami, por nuk mundëm sepse edhe kur shiu pushoi, rrufeja goditi në tokë aq afër nesh”, tha ajo, ende e veshur me veshjen e saj skenike dhe duke fshirë shiun nga fytyra e saj.

Më pas vazhdoi: “Unë nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë ose ndonjë anëtari të ekuipazhit tim.” Më pas këngëtarja mori një buqetë me trëndafila që një fans i kishte hedhur në skenë. Përpara se koncerti të anulohej, fansat u mblodhën nën pjesën e mbuluar të stadiumit dhe kënduan hitin e Gaga-s Rain On Me.

Edhe pse më vonë u kthyen në vendet e tyre, organizatorët vendosën se nuk ishte e sigurt që koncerti të vazhdohej.

Gaga, së cilës i kishin mbetur rreth gjashtë këngë për të interpretuar, u ngjit në skenë për të njoftuar anulimin duke thënë: “Nuk dua t’ju vendos në rrezik jetën. Shkoni në shtëpi të sigurt, Zoti ju bekoftë dhe ju falënderoj që erdhët në shfaqje.” Fansat thanë se këngëtarja ishte shumë e mërzitur nga anulimi i koncertit.

“Ishte surreale dhe vërtet e trishtueshme kur ajo doli dhe na tha të shkonim në shtëpi”, shkroi një fans në Reddit. “Mund të dalloni se sa zemërthyer ishte ajo.”

Turneu Chromatica Ball filloi në Dusseldorf, në korrik përpara se të vazhdonte në Suedi, Francë, Holandë, MB, Japoni dhe Amerikën e Veriut.

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Reshjet trefishojnë prurjet në Fierzë, KESH “me sy nga jashtë”, si anashkalohet prodhimi vendas

Reshjet trefishojnë prurjet në Fierzë, KESH “me sy nga jashtë”, si anashkalohet prodhimi vendas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com