GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin i dëshpëruar për ushtarë, India “i kthen shpinën”: Tani nuk është koha për luftë!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin i dëshpëruar për ushtarë, India “i kthen shpinën”: Tani nuk është koha për luftë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri indian Narendra Mod duket se ka kundërshtuar drejtpërdrejt pushtimin rus në Ukrainë, duke i thënë Presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është koha për luftë. Duke folur në një takim në Uzbekistan, kryeministri indian kritikoi hapur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shprehu mosmiratimin e tij për operacionet e Putinit. Modi shtoi se rruga e vetme është paqja, duke qortuar Putinin për zhvillimin e luftës.

“ Udhëheqesi i një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Rusisë e ka qortuar hapur Vladimir Putinin për luftën në Ukrainë. Gjatë një takimi televiziv në Uzbekistan, kryeministri indian Narendra Modi tha: “Tani nuk është koha për luftë”.

Është shenja e fundit që edhe vendet me lidhje të forta me Moskën po vënë në dyshim pushtimin”, tha CNN.

Gjatë takimit kryeministri indian u shpreh se demokracia, diplomacia dhe dialogu ato që ia bëjnë të qartë njerëzimit se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur paqen. India deri më tani kishte qëndruar neutrale dhe nuk kishte shprehur në mënyrë eksplicite pikëpamjet e saj për pushtimin e Ukrainës nga Putin.

Nju Delhi kishte refuzuar të fajësonte publikisht Moskën për krizën, duke theksuar gjithashtu respektin tradicional të Indisë për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Narendra Modi abstenoi në votat e OKB-së që dënojnë pushtimin e Rusisë.

Por takimi i tij i fundit me Vladimir Putin duket se tregon se India po distancohet nga Rusia.

Mosmiratimi i Modi erdhi vetëm një ditë pasi Putin pranoi publikisht se presidenti kinez Xi Jinping ngriti pyetje dhe shqetësime për luftën.
Komentet e Modi dhe Xi vijnë pasi trupat ruse janë tërhequr nga rajoni verilindor i Kharkiv.

Trupat ukrainase kanë kryer një kundërofensivë të suksesshme, duke i larguar trupat ruse nga rajoni.

Në një raport të inteligjencës, Ministria Britanike e Mbrojtjes vuri në dyshim nëse forcat ruse të vijës së parë kanë “rezerva të mjaftueshme ose moral të mjaftueshëm” për t’i bërë ballë një sulmi tjetër të bashkërenduar në lindje të vendit.

 

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
U premtoi BE-në kundrejt pagesës, kapet mat i riu nga Kosova me makinën plot emigrantë

U premtoi BE-në kundrejt pagesës, kapet mat i riu nga Kosova me makinën plot emigrantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com