GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas largimit të Abazoviç, ja kush pritet të jetë kryeministri i ri i Malit të Zi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas largimit të Abazoviç, ja kush pritet të jetë kryeministri i ri i Malit të Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi sot në Washington se është arritur një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekicit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, por nuk dha hollësi të tjera.

“Kemi arritur në një marrëveshje le ta quajmë të deklaruar që kemi shumicën për qeverinë e re”, tha ai duke folur në Këshillin e Atlantikut në Washington ku ndodhet për vizitë.

Një këshilltar i zotit Abazoviç sqaroi për Zërin e Amerikës se emri i kandidatit për kryeministër të ardhshëm u paraqit pasi afati ishte fundi i ditës së sotme, por jo gjithçka është zgjidhur ende, kështu që asgjë nuk është ende përfundimtare. Partia Ura sipas tij, mbështeti dhënien e mandatit zotit Lekiç, por nuk e nënshkroi sepse kërkon të gjithë marrëveshjen dhe më pas të nënshkruajë.

Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 vlerësoi sot në një konferenclë me gazetarë se është arritur marrëveshja për mandatarin e ri të qeverisë së Malit të Zi.

Një nga përfaqësuesit e koalicionit të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq , njoftoi se partitë fituese të zgjedhjeve të vitit 2020 kanë rënë dakord që kryetari i Demos, ish-diplomati Lekiq, të ngarkohen me formimin e qeverisë së re.

Zoti Mandiq, pas një takimi ku morën pjesë përfaqësues të Frontit Demokratik, Demokratët, URA dhe partitë tjera më të vogla që janë në koalicion me ta, njoftoi se shumica e vjetër parlamentare ranë dakord për formimin e një qeverie të re.

Mandiq tha gjithashtu se qeveria e ardhshme do të krijohet në bazë të barazisë, sipas së cilës gjysma e anëtarëve të saj do të jenë nga radhët e URA, gjysma tjetër do të jenë ministra nga partitë e tjera dhe kandidati për mandat, Miodrag Lekiq. , do të ketë një “votë të artë”.

Shtetet e Bashkuara janë thënë se nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Kjo parti u përmend gjithashtu në raprotin e fundit të SHBA-së për financimin nga Rusia të partive politike të huaja. Zoti Abazovic i pyetur për shqetësimet perëndimore rreth forcave pro-ruse, siguroi Uashingtonin se nuk ekziston asnjë mundësi për të bere dicka të gabuar në politikën e jashtme, por nga ana tjetër Fronti Demokratik është i përfshirë në bisedimet për qeverinë e ardhshme.

Qeveria e Dritan Abazoviçit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

Kryeministri Abazoviç tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze./VOA

Etiketa: Dritan AbazovicKryeministriMal i zi

Lajme të lidhura

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Para
Mbi 300 mijë euro, prona e makina/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane

Mbi 300 mijë euro, prona e makina/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Lezhë, makina ishte në lëvizje, ja si 34-vjeçari u shpëtoi plumbave
Aktualitet

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste vjehrrën duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari

10:00 - 27/06/26

28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij...

Lexo më shumë
Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

09:22 - 27/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:10 - 27/06/26
Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

08:50 - 27/06/26
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet