GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“S’do ketë ndarje të re territoriale”, Meta për bashkëpunimin me Berishën: Do bëhet çdo gjë që…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’do ketë ndarje të re territoriale”, Meta për bashkëpunimin me Berishën: Do bëhet çdo gjë që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse do të bëjë një koalicion me ish-kryeministrin Sali Berisha për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ish-Presidenti Meta duket se e ka pohuar duke u shprehur se do të bëjë gjithçka që opozita të ketë kandidatët më të mirë për të gjitha bashkitë e vendit.

I ftuar në emisionin RTSH, Meta komentoi edhe nismën për hartimin e një reforme të re territoriale për të cilën deklaroi se nuk beson që të ketë një ndarje. Sipas tij, maxhoranca do të vijojë me qëndrimet e saj.

Pyetje: Do krijoni sërish koalicion me Berishën?

Meta: Do bëhet çdo gjë që opozita të ketë kandidatët më të mirë, për Tiranën, Shkodrën dhe gjithë bashkitë e vendit. Ky është disponimi edhe i ynë. Së dyti do gjenden formulat më të mira.

Pyetje: Shkojmë në një palë zgjedhje vendore, ku në shumë zona, ka grupe kriminale të fuqishme që sponsorizohen nga shteti. Si do e zgjidhni?

Meta: Unë mendoj që është një gjë që koha do e tregojë se do zgjidhet shumë më shpejt dhe thjesht. Ne do i qëndrojmë parimeve demokrtike, duhet të jemi të sinqertë me qytetarët. Qytetarët kanë humbur besimin. Le të marrim Durrësin. Jam i sigurt që me një punë të mirë dhe serioze, të gjitha këto qytete, që janë të qytetarisë, arsyes dhe tolerancës, do japin mesazhe shumë më të forta.

Pyetje: Mirë këto bandat, por për reformën territoriale? Keni një propozim alternativ?

Meta: Unë mbështes 100% propozimin e zotit Ylli Asllani. Por mendoj se nuk do ketë një ndryshim.

Pyetje: Ka një propozim që kërkon t’i bëjë një 30 njësi vendore?

Meta: Ne jemi kundër çdo lloj skenari të tillë. Edhe ndarja aktuale ka qenë dështim. ka qenë një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës atëherë kur ndodhi kjo gjë. Duheshin 84 vota për këtë reformë administrative.

Unë kam insistuar, mendoja se ishte e nevojshme një reformë të tillë, kam dërguar Bashkim Finon dhe Petrit Vasilin në kongresin e PD-së për këtë reformë territoriale dhe kanë kërkuar argumentet. Ata kurrë nuk i sollën.

Etiketa: berishametandarja territoriale

Lajme të lidhura

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit
Aktualitet

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!
Aktualitet

Mbyllen shkollat në Qeparo dhe Piqeras, reagon Zhupa: Politika e Ramës i detyroi familjet të largohen

13:30 - 26/08/26
Para
“Materialet duhen publikuar”/ Gazetari i bashkohet listës së njerëzve që kundërshtojnë urdhërin e Prokurorisë

“Materialet duhen publikuar”/ Gazetari i bashkohet listës së njerëzve që kundërshtojnë urdhërin e Prokurorisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve
Aktualitet

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit...

Lexo më shumë
Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

17:09 - 26/08/26
Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

16:51 - 26/08/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Policia e Shtetit shton 389 efektivë, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi!

Policia e Shtetit shton 389 efektivë, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi!

16:28 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com