GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmet kibernetike nga Irani, justifikohet Peleshi: Nuk janë prekur sistemet e mbrojtjes

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet kibernetike nga Irani, justifikohet Peleshi: Nuk janë prekur sistemet e mbrojtjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas sulmeve kibernetike nga Irani që kanë goditur Shqipërinë në javët e fundit, NATO ka sjellë në Tiranë një ekip për të rritur sigurinë e sistemeve të brendshme.

Në një deklaratë për shtyp me zv/sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nuk janë prekur nga sulmi për shkak se janë të shkëputura nga rrjeti i përgjithshëm i komunikimit dhe informacionit.

“Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën në krah të Shqipërisë përmes deklaratave të ndryshme dhe asistencë në fushën kibernetike. Pas 5 javësh punë intensive është bërë e mundur rikthimi i sistemeve në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.

Këto sulme kanë treguar se nuk mund të jemi mbrojtur në mënyrë permanente por se duhet të jemi vigjilentë duke investuar më shumë në drejtim të luftës kibernetike. Investime të shumta janë bërë këto vite por kjo është luftë e re pas agresionit rus në Ukrainë që ka prishur ekuilibrat dhe ka ndryshuar skemën e sigurisë. Sa i përket sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes ato kanë qenë të paprekura nga sulmi sepse janë të shkëputura dhe nuk janë në rrjetin e përgjithshëm të komunikimit dhe informacionit. Megjithatë ne kemi rritur sistemin e mbrojtjes.

Dua të falënderoj aleancën për deklaratën e bërë në mbështetjen e vendit tonë dhe asistencën për të penguar sulmet kibernetike në të ardhmen. Vizita e ekipit të sotëm është dëshmi e solidaritetit dhe reagimit të menjëhershëm të aleancës ku ne bëjmë pjesë, NATO. Duke qenë një prej aleatëve të NATO-s na bën të jemi të sigurt. Duhet vëmendje dhe më shumë vigjilencë nga të gjithë. Ne do bëjmë pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tanë”, u shpreh Peleshi.

Etiketa: pELESHIreagimsulmet kibernetike

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Në romancë të re? Ja mesazhet e fundit mes Melindës dhe Finem

Në romancë të re? Ja mesazhet e fundit mes Melindës dhe Finem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara një çështje që e keni lënë pezull. Në...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com