GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na dini budallenj ne që paguajmë gjithmonë?”/ Adriatik Lapaj ia ‘plas’ në sy zv.ministrit të Financave

23:14 - 21/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na dini budallenj ne që paguajmë gjithmonë?”/ Adriatik Lapaj ia ‘plas’ në sy zv.ministrit të Financave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kohën e krizës që po kalojmë pas luftës, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se ndihmat që ofron qeveria jonë në këto raste janë selektive dhe lënë jashtë shtresat e mesme dhe studentët.

Ai deklaroi në programin “Open”, se me paratë të cilat kanë hyrë  më shumë në buxhetin e shtetit si pasojë e taksimit të çmimeve të rritura, nuk mund të ulet borxhi publik dhe të ndërtohen instalacione në Kryeministri.

Lapaj ka debatuar edhe me zv/ministrin e Financave, Besart Kadia.

Debatet:

Lapaj: Kategoria e ushqimeve është kategori ku rritja është në mesatare mbi 20 përqind. Se është rritur çmimi i benzinës e di por kjo nuk prek qytetarët e thjeshtë, ndërsa kur thua qumështi, veza është rritur, i prek.

Të gjitha kategoritë në nevojë preken nga kjo rritje. Paketa indekson 9.1 përqind, pra ato që ishin tashmë në pamundësi ekonomike, bien tashmë në të paktën 10 përqind.

Nëse më thua që në republikë lekët kanë shkuar të subvencionojnë shtresat në nevojë kam një pyetje. Sa është shuma e paketës së parë? 420 mld lekë, përfshirë edhe garancinë sovrane për energjinë elektrike? Zbrit 200 mln për garancinë sociale. janë garanci sovrane.

Kadia: Janë lekë që kanë shkuar për blerje energjie.

Lapaj: Sa është e dyta? Mos bëj gërnjar, më thuaj. Sa është vlera që është arkëtuar më shumë në buxhetin e shtetit?

Kadia: Sa është ulur borxhi publik?

Lapaj: Meqë nuk e thua ti po e them vetë. në buxhet janë arkëtuar nga janari 470 mln euro më shumë se sa ishte parashikuar pas rritjes së çmimeve, si pasojë e rritjes. Ndërkohë të dy paketat e rezistencës bashkë janë më pak se gjysma e kësaj vlere. Nëse jemi në krizë entiteti i parë që është për tu përballur mekanizmi mbrojtës është shteti që në kohë krizë nuk i kthen pas shoqërisë ato që i ka marrë në mënyrë të padrejtë si pasojë e një anomalie në treg, dhe kjo është para që mungon nga ekonomia e duhet të kthehet në një mënyrë a tjetër tek xhepat e qytetarëve. Nuk mund të ulim borxhin e të ndërtojmë instalacion në Kryeministri me ato para. nuk mund të subvencionohen ato që fitojnë shumë me ato para. Këto 470 mln euro duhet ti kthehen qytetarëve. E kemi dëgjuar që thonë mbrohen kategoritë në nevojë, por edhe shtesa e mesme, që nuk është aq e mesme tek ne, s’na mban më, mua të parin s’na mbajnë më këmbët, pse e hamë kopaçen gjithmonë meë shumë ne të mesmit. Na dini budallenj ne të mesmit të rregullit që paguajmë gjithmonë?

Pse nuk na i kthen pas këto para? 470 mln në kohë krizash të tilla nuk und të shkojë vetëm tek pensionistët, psh nuk parashikoni studentët, ka shtresë më të varfër se ata?

Tek masat konkrete, e patë që janë rritur të gjitha ushqimet e shportës? A duhet të shtojmë prodhimin vendas?

Nga 40 mln litra që konsumohen në bit në bujqësinë shqiptare subvencionohen vetëm 6 mln. Nëse duam të ulim goditjen që merr shoqëria nga kriza të mos shohim se pari mundësinë e vjedhjes së xhepave të qytetarëve në këtë anomali tregu.

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Revoltë në Rusi kundër Putinit, arrestohen mbi 1000 persona

Revoltë në Rusi kundër Putinit, arrestohen mbi 1000 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com